Nënkryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Dardan Sjediu, ka bërë të ditur se Pallati po bëhet i Prishtinës.
Me 5 vota për dhe 1 kundër komisioni vendosi që të procedojë propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të iu kthehet qytetarëve të Komunës së Prishtinës, transmeton Indeksonline.
“Me 5 vota për dhe 1 kundër (PDK) Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal vendosi që të procedojë propozim-vendimin e qeverisë për t’i kthyer Pallatin e Rinisë qytetarëve të Komunës së Prishtinës!
Pallati po bëhet i Prishtinës!” ka shkruar Sejdiu në facebook.