Steven Schook është përgjegjës për vrasjen e dëshmitarit në rastin e Haradinajt

0
293
British Maj. Gen David Leakey (right), Commander European Forces, removes the Stabilization Forces patch from U.S. Army Brig. Gen. Steven Schook's (left), uniform during a reception after the Transfer of Authority ceremony at Camp Butmir, Saravejo, Bosnia and Herzegovina, on Dec. 2, 2004. (U.S. Air Force Photo by Master Sgt. Valerie J. Weaver) (Released))

Mediet serbe kanë cituar pjesë nga libri i një zyrtari ndërkombëtar, që kishte vepruar në Kosovë, i cili ka pohuar se gjenerali amerikan, Steven Schook, është përgjegjës për vrasjen e dëshmitarit në rastin Haradinaj.

I njëjti zyrtar dje ishte përmendur në mediet serbe, por për deklaratën e tij se Serbia e ka humbur Kosovën
Mediet serbe duket se kanë zbuluar “një minierë të pasur” akuzash për të goditur Kosovën dhe të kaluarën e saj nga një zyrtar ndërkombëtar, i cili ndonëse pohon se “Kosova është e humbur për Serbinë”, ushqen politikat armiqësore serbe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Fushatat e tilla të Beogradit përsëriten sa herë në Këshillin e Sigurimit të OKB diskutohet raporti për Kosovën.

Gjenerali amerikan Steven Schook, i cili në Kosovë ishte zëvendës i shefit të UNMIK-ut, është përgjegjës i drejtpërdrejtë për likuidimin e dëshmitarit të mbrojtur në procesin e Hagës kundër Ramush Haradinajt. Kështu pohon ish-këshilltari në Qeverinë gjermane, i cili kishte qëndruar në Kosovë si ekspert për financa në mision zyrtar në Zyrën Ndërkombëtare Civile, Martin Heipertz, shkruan Telegrafi i Serbisë, duke cituar librin e tij “Diplomacia Makiato”, transmeton Koha.net.

Sipas shkrimit të “Telegrafit serb” Heipertz ndërlidh disa zyrtarë ndërkombëtarë me, siç shkruan ky medium serb, mafiozët që kanë marrë qeverisjen në Kosovë. Ai pohon se informatat për gjeneralin Schook i kishte marrë nga komisari i lartë i OKB-së nga Badeni.

“Ish-gjenerali amerikan Steven Schook, aktualisht njëri nga njerëzit e ranguar më së larti këtu në UNMIK, ka një dosje goxha të trashë kriminale dhe është i lidhur ngushtë me elitën e këtushme. Ai ka zbuluar emrat e dëshmitarëve kryesorë kundër Haradinajt, të cilët pastaj janë vrarë. Të njohurit tim i ka thënë se njeriu duhet të eliminojë dikë nga rruga nëse kjo u përgjigjet interesave më të larta”, citon Telegrafi serb të ketë shkruar Heipertz, transmeton Koha.net.

Ky medium serb pohon se Heipertz në librin e tij ka shkruar po ashtu se si ka qëruar hesape me dëshmitarët “shoku i luftës” i Haradinajt, njëri nga prijësit e UÇK-së, Fatmir Limaj, më pas ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Prishtinës.

“Dëshmitari kryesor i akuzës, mbikëqyrësi i dikurshëm i kampit kishte dokumentuar në hollësi krimet, por në Duizburg, ku po fshihej në kuadër të programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, është gjetur i vdekur në parkun e liqenit të Esenbergut. Pas kësaj nuk kishte më deklarata që do të mund të përdoreshin, kështu që gjykata u detyrua të ndërpresë procedurën kundër Limajt”, shkruan Heipertz.