Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur për herë të dytë gjatë këtij viti, pasi Senati nuk ka mundur të votojë projektligjin për financim para afatit të fundit që ishte dhënë.
Ligjëvënësit do të takohen sërish sot derisa liderët e Senatit kanë shpresuar që mbyllja të zgjasë vetëm disa orë.Votimi i ri është caktuar për orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nëse Senati miraton projektligjin për shpenzimet, i njëjti do të duhej të miratohej edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, para se presidenti amerikan, Donald Trump ta fuqizonte në ligj.Qeveria amerikane është mbyllur fillimisht më 19 janar për tri ditë, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë dështuar për të arritur një marrëveshje ashtu që projekligji për financime të mbetet i hapur.
Qeveria është rihapur sërish më 23 janar.Mbyllja e fundit është rezultat i republikanit, Rand Paul, konservator fiskal, i cili ka përdorur hapa proceduralë për të parandaluar çdo votim deri në afatin e fundit pas mesnatës.Paul ka thënë se, propozimi i projekligjit për financim do të “plaçkiste Thesarin amerikan”.
Mbyllja e qeverisë shënon herën e pestë të një qeverie amerikane në çerek-shekulli. Kjo gjendje do të ndalojë vetëm pjesërisht disa veprime qeveritare edhe nëse zgjat më pak se disa orë.