Vazhdon protesta para UP-së

0
143

Edhe sot në orët e para të mengjesit dhjetra studentë kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit si shenjë revolte, sepse sipas tyre kërkesat që kanë paraqitur nuk janë plotësuar ende.

Sipas tyre, rektori duhet të ndaloi publikimet shkencore në revista të rrejshme, e jo të publikojë rrejshëm punime shkencore.
Po ashtu kërkohet fillimi i menjëhershëm i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës, dhe ngritja e një mekanizmi për verifikimin e të gjithë titujve akademikë.
Studentët ndër të tjera kërkojnë largimin e ndikimit të pushtetit në Universitetin e Prishtinës, nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Në një komunikatë derguar mediave këta student kanë thënë se nuk ndalen deri sa t’ia kthejnë dinjitetin këtij institucioni.
“Ta bëjmë Universitetin insitucion të dijes, e t’i kthejmë dinjitetin. Vatrës së dijes, t’i japim kuptim e arsyeshmëri. Universitet ku studiohet, ku ka libra e jo skripta. Ka profesorë me diplomë e jo diplomë pa profesor. Ka mensë që të ushqen, e jo që të mbushë barkun. Ka punime shkencore, e jo punime pa shkencë. Ka studentë që ngrisin zërin, e jo servil të qëllimshëm e të pa vesh”, thuhet në komunikatë.

Studentët që protestuan dje dhe që po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rektoratin kërkojnë :

1. Dorëheqjen e mënjëhershme të Rektorit, Ibrahim Gashi;
-Sepse rektori duhet të ndaloi publikimet shkencore në revista të rrejshme, e jo të publikojë rrejshëm punime shkencore.
2. Fillimin e mënjëhershëm të hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës, dhe ngritja e një mekanizmi për verifikimin e të gjithë titujve akademikë;
-Sepse duhet te ndalen turbotitujt shkencor e plagjiatet me pagesë, përmes një mekanizmi verifikues e transparent, në mënyrë që të kemi shkencë e dije.
3. Largimi i ndikimit të pushtetit në Universitetin e Prishtinës, nepërmjet heqjes së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës;
-Sepse duhet të kemi Universitet të studentëve, e jo Universitet të pushtetarëve.