Ekipi i Kosovës dhe Shqipërisë bëjnë së bashku parakalimin historik në ceremoninë hapëse

Ekipi olimpik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë defiluar në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimërore PyeongChang 2018 që fillojë në Korenë e Jugut.

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore ka filluar nga ora 12:00, ku të gjitha shtetet një nga një kanë kryer defilimin e tyre.

Fillimisht ishte ekipi olimpik i Shqipërisë që parakalojë rreth orës 12:30 me një ekip të përbërë prej pesë personale.

Shqipëria në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të përfaqësohen me dy skiator. Erjon Tola dhe Suela Mëhilli janë garuesit nga Shqipëria.

Rreth orës 13:10 erdhi radha edhe e parakalimit të Kosovës, ku pjesë e ekipit ishin pesë persona, me garuesin e vetëm, skiatorin Albin Tahiri.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik dhe do të garojë të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.

Albini, garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare.

“Kosova dhe Shqipëria para defilimit historik të ekipit olimpik të Kosovës në LOD PyeongChang 2018”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës në faqen zyrtare në Facebook. /Telegrafi/

 

Artikulli paraprakShenja të kancerit të prostatës
Artikulli vijuesDerivatet financiare dhe rreziku i tyre (bomba financiare)