Policia kufitare ka frikë nga kufiri

Që nga koha kur në mediet vendore u shfaq fotografia e dy policëve kufitarë të Kosovës, të shtrirë përtokë nga xhandarmëria serbe, duket se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë trembur nga ky veprim, duke bërë një tërheqje “taktike”.

Nga frika se mund të bëhen “lajm” në mediet e Prishtinës e të Beogradit, Policia Kufitare e Kosovës është tërhequr disa kilometra brenda territorit të Kosovës. Por, jo vetëm kaq.
Patrullimet e dikurshme përskaj vijës kufitare me Serbinë, që rëndom janë bërë gjithandej kufirit, tashmë janë zhvendosur në thellësi, shkruan “Zëri”.
Kjo tërheqje nuk ka ndodhur vetëm në fshatrat e Podujevës, por edhe në atë të Kamenicës dhe të Gjilanit.
Mirëpo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka kundërshtuar të gjitha këto deklarata./kohaislame

Artikulli paraprakKFOR-i bllokon rrugën Zveçan Rudare, serbët grumbullohen
Artikulli vijuesGjermania i kërkon Rusisë të mos e përkrahë Damaskun