Mungon kryeministri, seanca e Kuvendit shtyhet për të enjten
Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të mbahet sot është shtyrë për të enjten.
Kjo për shkak të mungesës së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.
Si pikë e rendit të ditës ishte paraparë interpelanca e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, kërkesë kjo nga GP i LDK dhe VV lidhur me rritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar.