Turqia parandalon një sulm terrorist në ‘zemër’ të Stambollit

Autoritetet turke kanë thënë se kanë parandaluar një sulm të madh në Stamboll, në të njëjtën ditë kur është sulmuar Parisi.

Më 13 nëntor, policia ka arrestuar pesë veta, përfshirë një bashkëpunëtor të dyshuar të militantit famëkeq të Shtetit Islamik, të njohur si xhihadisti John. Ky i fundit besohet se është vrarë nga një sulm i telekomanduar i SHBA-së në Siri, javën e kaluar.

Autoritetet turke thonë se janë duke hetuar nëse komploti i dështuar ka pasur lidhje me sulmet në Paris, që kanë vrarë 132 veta, citon rel. Xhihadisti John, emri i të cilit është Mohammed Emwazi, është militanti i maskuar, i cili është shfaqur në disa video duke u prerë kokat pengjeve perëndimore./bw

Artikulli paraprakJu prezentojmë heroin musliman, që në sy të vajzës u sakrifikua kundër atentatorit
Artikulli vijuesSHKURT – Ngjarjet në Paris dhe portalet Islamofobe Kosovare