Kurz e përmbyll debatin: Austria e ka njohur Kosovën

Sebastian Kurz, Bundesminister für Europa, Integration und Äußeres

Ka vazhduar edhe të mërkurën në Austri debati për Kosovën pas deklaratave të zëvendëskancelarit Heinz-Christian Strache, që foli për autonominë e Veriut dhe që Serbisë të mos i bëhet presion për ta njohur Kosovën.

Rreth kësaj çështjeje, para mbledhjes së Qeverisë austriake është prononcuar edhe Kancelari Sebastian Kurz, i cili tha se çështja e njohjes së Kosovës është e përfunduar.

“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Ndryshe deklaratat e Strache kanë nxitur shumë reagime në Kosovë, Serbi dhe në rajon si dhe të politikanëve të ndryshëm europianë.

Më i ashpër ka qenë europarlamentari gjerman, Bernd Posselt, i cili ka kërkuar për dorëheqjen e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, pasi vuri në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Sipas Posselt, zv.kancelari austriak është njeri i Putinit në Bashkimin Evropian.

Austria është një nga shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhjetë vjet më parë. Ndërsa, deklarata e zv. kancelarit austriak ra ndesh me qëndrimin që Austria ka mbajtur karshi Kosovës.

Ai ka akuzuar kancelarin austriak se është njëri i Putinit që është spostuar si ‘kali i Trojës’ brenda Bashkimit Evropian, transmeton Express.

“Njerëz të tillë janë si kali i Trojës i Putinit në BE, sepse Moska po bën gjithçka që mundet për ta hedhur poshtë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë gjermani.

 

 

Artikulli paraprakEkskluzive: Serbia nis tanke në kufi me Kosovën?
Artikulli vijuesSkenderaj bëhet me Park të Biznesit