22 vite më parë merrte drejtimin e topçinjve londinezë, duke i udhëhequr për vite të tëra drejt sukseseve jo të pakta, por si çdo epokë edhe ajo e Arsene Wenger tek Arsenal e ka një fund.
E vendi i 6-të në Premier League, 8 pikë larg zonës Europë, është i patolerueshëm për pronarët e Arsenal që mesa duket e kanë vendosur që për sezonin e e ri të kenë një teknik të ri në stolin e topçinjve.
Mikel Arteta, ish-lojtar i Arsenal dhe zëvendës trajner tek Manchester City, është ndër emrat e parë që kanë filluar të përmendet si zëvendësues i Wenger.
Por karriera e Wenger nuk do të mbyllet me Arsenal, pasi mediat britanike e çojnë tek Everton në fund të sezonit, për të zëvendësuar Sam Allardyce.
Top Channel