Siriani qëlloi për vdekje gruan e tij ruse për shkak të Assad-it

Biznesmeni sirian nga Aleppo qëlloi për vdekje me armë zjarri gruan e tij ruse sepse ajo mbështeste Presidentin Bashar Al-Assad.

Sipas të dhënave të agjencive të lajmeve, grindja nisi kur burri filloi të kritikojë Assad-in ndërsa gruaja e tij e kundërshtonte atë. Gjendja u acarua kaq shumë, saqë ai qëlloi mbi të me armë zjarri, njoftoi kushëriri i vrasesit.

Incidenti ndodhi në zonën e qytetit që kontrollohet nga opozita e armatosur, kështu që vrasësi as që u arrestua.

Në Siri është e njohur se Rusia ka dërguar atje me dhjetëra e ndoshta qindra mijëra gra ruse të cilat janë martuar për burra Sirianë. Këto miqësi kanë ndikuar që ato familje dhe pasardhësit e tyre të bëhen fanatik të Bashkimit Sovjektik, më pas Rusisë familjes Esed dhe partisë komuniste BATH.

Artikulli paraprakVajzat do të plotësojnë radhët e ushtarëve rusë
Artikulli vijuesObama: Dhuna buron nga kultura jonë