Bozdag: Gjermania të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Turqisë

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag, deklaroi sot në Ankara se zyrtarët e Gjermanisë nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Zyrtarët e Gjermanisë, ministri i Drejtësisë si dhe e nderuara Merkel, që të gjithë marrin të drejtën për të komentuar pothuajse secilin proces gjyqësor në Turqi. Ata duhet të kuptojnë se Turqia është shtet i pavarur, sovran dhe se gjyqësori në Turqi është i pavarur njëjtë siç është në Gjermani. Nuk mund të ndërhyni në punët e brendshme të Turqisë. Këtë nuk ka të drejtë ta bëjë as Angela Merkel, as ndonjë ministër tjetër. Këtë nuk ka të drejtë ta bëjë asnjë shtet”, tha Bozdag.

Artikulli paraprak"Situata në Turqi është më e mirë se në pjesën më të madhe të botës"
Artikulli vijuesZëvendëskryeministri i Turqisë Veysi Kaynak mbërrin në Shkup