Përfundimi i afërt i mandatit të fundit të Kancelares gjermane Angela Merkel përfaqëson një sfidë të madhe për vendin e saj dhe për të gjithë projektin europian. Në rast se pasuesi i saj nuk do ta arrijë ta ringrejë ekonominë gjermane nga rrëshqitja që po e çon drejt një niveli më të ulët, atëhere Bashkimi Europian mund të humbasë aleatin e tij më të madh financiar.
Qysh kur Merkel ka lajmëruar se nuk do të garojë për një mandate tjetër në 2021, vëmendja është përqëndruar mbi aftësitë e pasuesit të tij dhe nëse do të jetë apo jo më pak i prirur që të marrë pjesë në ndarjen e rrezikut që do të shërbejë për të mbajtur në jetë euron – domethënë ta çojë Europën drejt një bashkimi bankar më të plotë dhe t’u japë një mbështetje më të madhe fiskale vendeve anëtare në vështirës. Friedrich Merz, një prej liderëve që do të konkurrojë për rolin e Merkel, ka lënë të kuptohet se ai mund ta tentojë një integrim më të thellë, megjithëse mbetet skeptik lidhur me “old french ideas”. Por edhe sikur lideri i ardhshëm i Gjermanisë do të ishte i aftë që të grumbullonte rreth vetes të gjitha vullnetet politike, do të mbetej sërish një pengesë: një ekonomi në rënie, që përcënon të minojë besimin të cilin gjermanët kanë nevojë për të luajtur një rol më proaktiv. I rrethuar në shumë fronte, vendi po lufton që të arrijë një nivel jetese më të mirë. Për pothuajse gjysmën e popullsisë, të ardhurat nuk rriten prej një gjenerate. Sinjalet e parë fillojnë që të duken qysh gjatë mandatit të parë të Merkel.
Për shembull, kompanitë gjermane kanë qenë prej disa vitesh të parat për novatorizma, siç rezultonte nga numri i patentave të regjistruara në Shtetet e Bashkuara, por në 2007 kompanitë koreane kanë arritur të njëjtin nivel, ndërsa sot regjistrojnë për nga numri pothuajse dyfishin e patentave karshi homologeve të tyre gjermane, falë investimeve të mëdha të realizuara për arsimimin dhe kërkimin. Edhe Kina po fiton terren dhe, bashkë me Korenë, po rivendikon rolin e saj të lidershipit në teknologjinë globale.
Gjermania kthehet mbrapsht
Merkel e pranoi sfidën në vitin 2010 dhe premtoi se do t’u jepte një impuls të madj investimeve për arsimin dhe kërkimin. I bëri apel Epokës së Iluminizmit të Europës në shekullin e XVII-të, kur drita e përparimit intelektual i çoi europianët në radhën e parë të dijes njerëzore dhe kuptoi se udhëheqësit kinezë po punonin në një projekt të koncertuar për të kthyer Kinën në epokën e artë e shkencës kineze e shekullit të X-të. Por Gjermania ka munguar. Duke filluar nga viti 2015, studentët e shkollave të larta koreane dhe kineze i kanë kaluar homologët e tyre gjermanë në fushën e shkencës dhe sidomos në atë të matematikës. Ndërsa universitetet koreane nuk janë ende të pozicionuara në mënyrë qëndrueshme në nivelet më të larta, dy universitetet më të mira kineze renditen mbi universitetet më të mira gjermane. Praktikisht, duke e vlerësuar frekuencën me të cilën përmenden kërkimet e tyre shkencore dhe teknologjike, universitetet kineze zënë dy vendet e para në nivel global dhe katër universitete të tjera kineze janë ndër 15 të parët. Asnjë institucion europian nuk futet në këtë listë të ekselencës. Industria automobilistike është një shembull i qartë i mënyrës me të cilën Gjermania po humbet avantazhin e saj. Vendi ka gëzuar një reputacion të mrekullueshëm për cilësinë, prezantimet dhe stilin, por gjërat mund të ndryshojnë. Kompanitë gjermane janë përfshirë në një seri skandalesh dhe autoritetet rregullatore amerikane dhe europiane po kërkojnë që t’i përqëndrojnë kërkimet mbi standardet e ulëta të emetimeve të gazrave e automobilave të tyre diezel dhe, ndërsa kompanitë automobilistike vrapojnë që të plotësojnë standardet e kërkuara nga çdo vend, tashmë ka filluar një rishikim i rregullave për ë cilat autoritetet bashkiake ndalojnë hyrjen e automobilave në qendrat urbane. Por ka edhe tjetër. Bankat legjendare gjermane qenë thelbësore për bizneset e vogla dhe të mëdha të vendit, por bankat vuajnë nga një frikë kronike se mos kanë një rendimet tejet të ulët, sidomos në rrjetet e institucioneve gjysmëpublike, si Sparkassen dhe Landesbanken, historikisht të poseduara apo të kontrolluara nga bashkitë dhe qeveritë qendrore. Në vitin 2001, Komisioni Europian deklaroi se Landesbanken po përfitonin subvencione jo të duhura. Kur humbën akseson ndaj subvencioneve, Landesbanken kanë nisur të luajnë në tregun amerikan të subprimedhe në iniciativa të tjera me rrisk të lartë. Siç ishte e parashikueshme, hodhën një sasi të madhe parashë. Por ndoshta pika më e dobët e Gjermanisë është Deutsche Bank, aksionet e së cilës sot vlejnë më pak se 1/10 e asaj që vlenin në majin e 2007, përpara krizës së subprime. Gjatë viteve të fundit rregullatorët amerikanë dhe anglezë e kanë gjobitur bankën me qindra miliona dollarë për operacione të jo të ligjshme dhe për riciklim të mundshëm të parasë. Aktualisht janë në zhvillim hetime të veçanta lidhur me veprime me koperture kriminale dhe të Danske Bank të Danimarkës për riciklimin e shumave të konsiderueshme të parave. Modeli i saj i të bërit biznes dukshëm nuk funksionon. Nëqoftëse ky kolos lëkundet, përmasat dhe lidhjet e tij me sistemet globale mund të përbëjnë një barrë të konsiderueshme për qeverinë. Janë idetë që shtyjnë drejt një ekonomie moderne. Megjithatë, politika ekonomike e Gjermanisë e krijuar nga gjenerata e kaluar, ajo e reformave të punës të Kancelarit Gerhard Schröder, i ka reduktuar stimujt për të investuar në kapital njerëzor, duke e bërë më të lehtë pushimin nga puna e punonjësve. Është bërë e mundur të sakrifikohen punëtorët, pabarazia është shtuar dhe është përhapur ndjenja e pasigurisë. Ngjitja një vend në shkallën ekonomike është bërë shumë e vështirë dhe shumë gjermanë të dekurajuar i janë drejtuar partisë euroskeptike, antiemigracion Alternative für Deutschland. Grindjet e vazhdueshme brenda Kristiandemokratëve të Merkel ia kanë rrënuar autoritetin dhe të gjitha bashkë këto gropa të thella në politikë kanë paraqitur një Bundestag gjerman të copëtuar në zgjedhjet federale të 2017, duke e vënë në rrezik stabilitetin e fortë politik të Gjermanisë. Ajo nuk mund të mbështetet më mbi një varësi të fortë nga ekselencat e mendjes e financimet e bankave dhe duhet të kalojë në një strukturë më fleksibël në të cilën mund të lulëzojnë teknologjitë e reja emergjente. Në radhë të parë, kjo kërkon që të rifillohet të investohet në arësim dhe në modernizimin e kurseve studimore, të gjitha gjëra që Merkel i kishte cekur, por që nuk i ka çuar përpara. Arsimi është një bekim i dyfishtë: favorizon rritjen dhe u jep shpresë atyre që kanë mbetur prapa.Qeveria duhet të konsolidojë edhe Sparkassen dhe Landesbanken, duke i inkorporuar në 2 apo 3 banka dhe t’u ndërpresë atyre subvencionet. Dhe nëse Deutsche Bank nuk do të spastrohet dhe të ridimensionohet shpejt, atëhere të gjitha përgjegjësitë e saj do të bien sigurisht mbi shpatullat e njerëzve. Historian i ekonomisë Charles Kindleberger ka folur për pushtet hegjemonist, duke e krahasuar më një vend që bën sakrifica financiare afatshkurtëra për të ndihmuar vendet e tjera, në bindjen se begatia e arritur tjetërkund është e destinuar që të zgjerohet dhe t’u sjellë benefite të gjithëve. Sot Gjermania ndodhet në fazën e fundit e supremacisë së saj globalë, është një vend që po rrëshqet padashje midis radhëve të kuajve humbës. Pyetja është nëse mos është vallë e lidhur me shumë zinxhira nga sistemi që është krijuar dhe nga interesat e shumtë të fituar sa për të ndryshuar kurs. Detyra e kancelarit të ardhshëm është e qartë: t’i japë një impuls të fortë ekonomisë. Vetëm atëhere gjermanët do të demonstronin se kanë dëshirë për të bërë më shumë për Europën.
(Ashoka Modyështë Visiting Professor i Politikës Ekonomike Ndërkombëtare pranë Princeton University. Ka qenë Zëvendësdrejtor pranë Departamentit Kërkimor dhe Europian të Fondit Monetar Ndërkombëtar./KUMTI.COM