Ymer Agë Ulqini apo Aga Imeri është një këngë popullore në të cilën përshkruhen vetit e popullsisë vendase të rrethit të Ulqinit. Në qendër të këngës gjendet besa dhe kuptimi i saj në frymën shqiptare. Në këngë i këndohet personazhit të quajtur Imer, një agallarë i cili merr pjesë në luftë dhe pas disa dështimeve zihet rob. Mirëpo kjo i kushtonte atij; Imeri i kishte dhënë besën gruas së tij që do të kthehej brenda tri viteve ose në të kundërtën ajo kishte pëlqimin e tij që brenda tri ditëve pas kalimit të besës të martohej me dikë tjetër.
Aga Imeri i jep besën bijës së mbretit që nëse e lirojnë të zgjidhë problemet familjare, për të cilat e kishte njoftuar një i burgosur, ai do të kthehej përsëri. Në ditën e kthimit në vendlindje Imeri takon rrugës dasmorët që përcillnin gruan e tij për nuse me ç’rast ai i bindë dasmorët se kishte të drejtë ta mbante nusen pasi që ajo ishte gruaja e tij. Kur Aga Imeri zgjedhë problemet familjare, kthehet në burgun e mbretit për ta vazhduar dënimin. Mirëpo mbreti i befasuar me besnikërinë e Imerit, e liron atë nga burgu dhe ai kthehet në vendlindje te nusja e tij.
You Might also Like
Virtyti i lartë i uljes së shikimit
Allahu, i Lartësuari, ka thënë: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët…
By
10 Min Read
WP: Kush është shefi i ri i CIA-s?
John Brenan, 57 vjeç, u konfirmua si drejtor i CIA-s më 7 mars nga Senati…
By
3 Min Read
12 cilēsitē e gruas së mirë, janë:
Cilēsitē e gruas së mirë, janë: 1. Të ndjehet i lumtur burri i saj kur…
By
2 Min Read
Si të eliminojmë erën e keqe nga këpucët
Era e keqe qe vjen nga këpucët tuaj, veçanërisht prej atyre qe preferoni dhe dëshironi…
By
2 Min Read
Beogradi në kohën e Perandorisë Osmane e mbushur me Xhamia
Beogradi në kohën e Perandorisë Osmane e mbushur me Xhamia nga shqiptarët, pamje nga viti…
By
1 Min Read
Si ta largojmë hidhërimin?
Largoje me duane e profetit Junus: “La ilahe il-la ente subhaneke ini kuntu minedh-dhalimin.” “Nuk…
By
0 Min Read
