David Cameroon po përballjen me zemërimin e turmave të njerëzve të zemëruar nga fakti që kryeministrit britanik i janë shfaqur dokumente nga ana e “Panama Paper’s” si i përfshirë në skandale korruptive.
Turma e mbledhur dje përpara rezidencës së kryeministrit në Londër thërriste për largimin e Cameron.
Policia u detyrua të bllokonte shkallët e hyrjes për të mos lejuar turmën e zemëruar.
Dokumentet e dalë nga firma ligjore panameze Mossack-Fonseca treguan se babai i tij, Ian Cameron, ishte bashkëpronar i kompanisë “Blairmore Holdings”, në Bahamas, ku edhe kryeministri rezulton me pjesën e tij.
“Kam blerë aksione më se të zakonshme në një shoqëri, për të cilat kam paguar taksat. Realisht i kam shitur të gjitha aksionet, kur u bëra Kryeministër. Do të bëj publike të dhënat në formularët e mi të taksave për vite të tëra që kanë kaluar, pasi dua të jem transparent”, përligji veprimet e tij Cameron. /kohaislame