A duhet të flitet për çështjet publike në Xhami

Muhamed Jashari

Ideja, që në ligjërata fetare nëpër xhami, të mos flitet për çështjet publike e shndërron Islamin në një “fe tempull”. Kjo, për teologjinë islame është rikthim mbrapa, e kthen atë sikurse në periudhën e sistemit monist.
Islami nuk është fe që regullon vetëm raportet e njeriut me Zotin, porse është fe që rregullon raportet e njeriut me njeriun, me natyrën dhe me shoqërinë. Bërthama e kombndërtimit shqiptar ishte në xhami, që këtu, prijësit fetarë kanë të pamundur që të jenë indiferent ndaj problematikave që ballafaqohet shoqëria/shqiptari sot.

Thënia e Muhamedit a.s se, “Nuk është nga ne ai që nuk interesohet për çështjet tona”, është premisë që duhet të ndërtohet veprimtaria e çdo muslimani, përfshirë këtu edhe Imamit të xhamisë.

Artikulli paraprakVazhdon të mbetet e bllokuar hekurudha që lidh Greqinë dhe Maqedoninë
Artikulli vijuesMrekullitë e Jezusit A e shëndrrojnë atë në qenie Hyjnore?