Imami i Qabes bën dua: O Allah, ndihmoje Turqinë! (video)

Turqia po kalon prej mbrëmjes së të premtes ditët më të vështira të viteve të fundit. Fillimisht qe puçi ushtarak që la pas qindra të vrarë, e pa mbaruar ende mirë ai, një fushatë e tërë denigrimi, posaçërisht ndaj figurës së Erdoganit, ka shpërthyer në tërë mediat e njohura botërore për qasjet e tyre të njëanshme dhe për fabrikimet e pafundme.

Në vend të puçistëve e të puçit, është Erdogani që po goditet e po masakrohet mediatikisht, për të mos folur më tej për deklarata të papërgjegjshme të një numri politikanësh jashtë kufijve të Turqisë.

Në këtë situatë të vështirë për popullin turk, imami i Qabes është lutur që Zoti ta ndihmojë Turqinë.

Ka qenë mbrëmja e ditës së shkuar, kur pas namazit të jatsisë, imami i vendit më të shenjtë të Islamit ka bërë dua për Turqinë.

“Allahu mensurna fi Turkija,” dëgjohet të thotë ai. “O Allah, ndihmoje Turqinë!” Nga zëri kuptohet se në një moment ai nis të përlotet…/tesheshi.com/       

https://www.youtube.com/watch?v=kHJAVeujSZQ

Artikulli paraprak“Shtatë lloje njerëzish, nuk duhet të këshillohet me ta i mençuri…”
Artikulli vijuesSerbia investon në veri pa lejen e Kosovës