A e dini çfarë xhamije ka në Tivar?

Në Tivarin e Vjetër, tre kilometra nga qendra e qytetit, ndodhet ndërtesa monumentale e Qendrës Kulturore Islamike të Tivarait me Xhaminë Selimije, e cila është ndërtesa më e madhe e këtij lloji në Mal të Zi dhe një nga më të mëdhatë në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtimi filloi në vitin 2002
 
Ndërtimi i qendrës dhe xhamisë filloi në vitin 2002, në tokën që është pronë- Vakufi e komunitetit musliman, ndërsa është lënë në trashëgim nga Fatima Omerbashiç, në shekullin e 19-të, për nevojat e besimtarëve. Paratë në fillim u mblodhën nga vendasit, donatorë dhe biznesmenë, si dhe nga mërgimtarët në SHBA dhe vendeve Evropiane. Punët përmbyllëse rreth ndërtimit të xhamisë, Qendrës Kulturore dhe pajisjen e saj e ka financuar plotësisht Agjencia Turke për Bashkpunim dhe Koordinim (TIKA).
 
Xhamia është quajtur Selimije, në kujtim të xhamisë së parë të ndërtuar në qytetin e vjetër, nga e cila sot  ekzistojnë themelet e ruajtura.
 
Minaret 42 metra të larta
 
Xhamia Selimije mund të shihet nga pothuajse çdo pjesë të Tivarit të Vjetër. Me minaret e saj të larta 42 metra, ndërsa mbrendia e xhamisë është 900 metra katrore.
 
Përveç hapësirës për lutje, në Qendrën Kulturore Islame ndodhen një numër i madh sallash. Në krahun e majtë të qendrës janë abdesanet për meshkuj dhe femra, si dhe hapësirë për veshje, salla sportive dhe salla e kongresit. Në krahun e djathtë ka klasa dhe kabinete kompjuterike, zyra për zyrtarët fetarë dhe administratës së Këshillit, kopsht lojrash për fëmijë me pajisje moderne, si dhe musafirhane muhabet’hane dhe gasulhane me pajisje moderne.
 
Në krahun e majtë të qendrës ka një restorant me kuzhinë orientale, apartamente për mysafirët, sallë konferencash, sallë për martesa sipas ligjeve të Sheriatit, butik për veshje fetare. Para qendrës është ndërtuar një parking shum i madh. Sipërfaqja e përgjithshme e Xhamisë dhe objekteve shoqëruese, pa hapsirën për parkim është rreth katër mijë metra katrorë.
 
Projekti më i rëndësishëm në historinë e kohëve të fundit të Bashkësisë Islame
 
Ndërtimi i Qendrës Kulturore Islame në Tivar është projekti më i rëndësishëm i cili është realizuar në historinë më të re të Bashkësisë Islame në Mal të Zi. Mujdin Milaimi, imami kryesor në Tivar, në një intervistë për Anadolu Agency theksoi se Qendra Kulturore Islame dhe Xhamia Selimije, është një projekt që ka ndryshuar imazhin e muslimanëve në Tivar.
 
“Si Imam që kam jetuar disa vjet në Tivar, mund të them se jeta fetare në Tivar përpara ndërtimit të qendrës islamike ishte në një nivel shumë të ulët. Infrastruktura nuk ishte e mjaftueshme, ne kishim objekte të vogla, dhe numër të vogël të besimtarëve. Me ndërtimin e Qendrës Islame, situata ndryshoi. Kushtet janë shumë më të mirë, infrastruktura është rreguluar, që është një lehtësim për të gjithë besimtarët. Qendra Islame është rilindje për muslimanët, sepse këtë objekt besimtarët e ndjejnë si shtëpinë e tyre”, thotë Milaimi.
 
Turistët çdo ditë vizitojnë xhaminë Selimije
 
“Jemi krenarë për këtë objekt dhe të projektin në përgjithësi, sepse kemi treguar se jemi njerëz të denjë. Ne çdo ditë kemi vizitorë nga e gjithë bota që vizitojnë këtë objekt”, thotë Milaimi.
Artikulli paraprakAzerbajxhani, Kina, Pakistani dhe Irani sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit
Artikulli vijues"BE s’e do lëvizjen e lirë për kosovarët, Qeveria s’po kryen punët"