A e llogarisni veten më të mirë se Muhamedi, alejhi selam (?!)

Pse ai i cili ia hap derën e automjetit bashkëshortes së tij llogaritet i dobët?
Pse ai i cili ia ofron bashkëshortes së tij ulësen për t’u ulur llogaritet i dobët?

Pse disa turpërohen nga këto veprime dhe nuk dëshirojnë që t’i shohë dikush, sikur ajo të jetë njollë e burrërisë?
Muhamedi, alejhi selam, ulej në gjunjë ashtu që Aisheja të hipte më lehtë në deve, gjunjët e tij bëheshin si shkallë.
Muhamedi, alejhi selam, i donte bashkëshortet e tij.
Muhamedi, alejhi selam, mbështetej në prehrin e Aishes edhe pse ajo ishte me menstruacione.
Muhamedi, alejhi selam, i puthte bashkëshortet e tij edhe pse ishte agjërueshem.
Aisheja thotë se Muhamedi, alejhi selam, nuk e ka rrahur kurrë asnjërën prej grave të tij.
Muhamedi, alejhi selam, i ushqente gratë e tij.
Muhamedi, alejhi selam, ishte i drejtë me gratë e tij.
Muhamedi, alejhi selam, i merrte gratë e tij në udhëtim.
Muhamedi, alejhi selam, kur sëmurej dikush nga familja e tij, i bënte rukje.
Muhamedi, alejhi selam, konsultohej me gratë e tij.
Muhamedi, alejhi selam, e respektonte familjen e gruas së tij.
Muhamedi, alejhi selam, e llastonte Aishen duke e thirrur “o Aish”.
Muhamedi, alejhi selam, e pritte Aishen ta pinte ujin dhe pastaj kërkonte vendin ku ka vendosur ajo buzët, dhe mu aty vendoste buzët e tij dhe pinte ujë.
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Më pëlqen që njeriu me familjarët e shtëpisë të jetë sikurse fëmija…”

Shumë prej burrave sot kanë përzier kujdestarinë dhe butësinë mes dashurisë e mëshirës ndaj bashkëshortes.
A e llogarisni veten më të mirë se Muhammedi, alejhi selam?!!!

Përmblodhi dhe përktheu: Valdet Kamberi/pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprakTrajtime kozmetike të përgatitura në kushtet e shtëpisë
Artikulli vijuesJep dorëheqje presidenti i Pakistanit