Veliaj shtron iftar: Tirana po i shlyen një borxh të vjetër myslimanëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shtroi një darkë iftari me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit ku shprehu vlerësimin e mirënjohjen për besimtarët myslimanë për çdo nismë, aktivitet dhe shërbim ndaj kryeqytetit.

Ndaj kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që Tirana po i shlyen një borxh të vjetër Komunitetit Mysliman, me ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Veliaj: Jam i lumtur që së shpejti, Tirana do të shlyej edhe një borxh të vjetër që i ka komunitetit të besimtarëve mysliman, me përfundimin e ndërtimit të xhamisë së madhe të Namazgjasë, që do të plotësojë panoramën e vëllazërisë dhe harmonisë fetare në Tiranë.  

Veliaj vlerësoi rolin e paçmuar siç e cilësoi ai të komunitetit mysliman në Harmoninë fetare në Shqipëri.

Në sofrën e organizuar në ambientet e Hotel Tirana, mes besimtarëve, ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare, trupës diplomatike dhe personalitete të jetës artistiko kulturore.

/Ora News/

Artikulli paraprakNë emër të Zotit falet vrasja e Nebushit, hoxhë Ferid Selimi pajton familjet Nuishi dhe Latifi
Artikulli vijuesRezultate të ulëta në luftën kundër “drogave të reja”