A është e vërtetë se Uthmani (radijAllahu anhu) posedon gjirollogari bankare në Medinë?

Është përhapur me të madhe një lajm ku thuhet se kinse Uthmani radijAllahu anhu posedon gjirollogari bankare në njërën nga bankat në Medinë, dhe se me atë gjirollogari është ndërtuar një hotel ku fitimet e tij ipen për nevojtarët dhe skamorët. Por ky lajm është i trilluar, si shumë lajme tjera nëpër rrjetet sociale. Mirëpo aq shumë është përhapur ky lajm saqë edhe ministria e fesë në Arabinë Saudite ka dalur me një prononcim në lidhje me rastin. Shkurtimisht po i sjell disa info të rëndësishme në lidhje me këtë tregim:

1. Është e vërtetë se pusi dhe kopshti që ka blerë Uthmani në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe që e ka lërë vakf për myslimanët, ekziston edhe në këtë kohë, dhe ai vakf është nën përkujdesjen e ministrisë se fesë, e cila atë vend ia ka dhënë me qera ministrisë së bujqësisë qe 50 vjet, ndërsa të hyrat e tij shfrytëzohen për mirëmbajtjen e xhamisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në Medinë.

2. Nuk ka gjirollogari bankare me emrin e Uthmanit radijAllahu anhu siç është përhapur. Këtë gjë e ka mohuar ministria e fesë.

3. Ministria e fesë, njashtu konfirmon se hoteli pranë Haremit që mban emrin e Uthmanit, nuk ka kurrfarë lidhje me rastin në fjalë. Atë hotel e kanë ndërtuar disa bamirës nga Maroku, dhe e kanë lënë vakf nën udhëheqjen e ministrisë së fesë, e cila e mirëmban atë qe disa vite. Ndërsa emri i hotelit është vendosur nga këta bamirës, dhe ska kurrfarë lidhje me Uthmanin radijAllahu anhu. Para se ta mbyll këtë shkrim, i kisha bërë thirrje gjithë myslimanëve që mos të bëhemi sikur mediet të cilat përhapin lajme pa i verifikuar fare, vetëm e vetëm që të përfitojnë shikueshmëri dhe klikime. Ne jemi mysliman dhe islami na mëson shumë rregulla, e ndër këto rregulla madhore: verifikimi i lajmit para se ta përhapim atë, siç e ka sqaruar Allahu në suren el huxhurat por edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në shumë hadithe. Ashtu siç nuk duhet pranuar lajmet e këqija para se t’i verifikojmë, e njëjta rregull vlen edhe për lajmet e mira, ngase gënjeshtra ndodh në dy anët. Allahu na drejtoftë.

Xheladin LEKA Mekë, Arabi Saudite.

Artikulli paraprakVIDEO – Allahu do tju sprovoj
Artikulli vijuesMuslimanët në Britani nuk i presin mirë deklaratat e fundit të Cameron-it