Muslimanët në Britani nuk i presin mirë deklaratat e fundit të Cameron-it

Nuk kanë lënë shije të mirë te muslimanët britanikë fjalët e kryeministrit David Cameron që bashkëshoqëruan iniciativën e qeverisë për të investuar 20 milionë paundë për klasat e mësimit të anglishtes për femrat muslimane në bashkësitë e izoluara.

Cameron do të deklaronte se emigrantët në Britani që nuk do të kalonin në provimet e anglishtes pas një periudhe kohe mund të mos lejoheshin më të qëndronin më në vend, duke iu referuar më specifikisht femrave muslimane. Sipas tij, ato duhej të mësonin anglisht për të zvogëluar rrezikun e ekstremizmit.

Në përgjigje të fjalëve të kryeministrit britanik kanë reaguar një numër organizatash muslimane. Kështu, Këshilli i Grave Muslimane ka shprehur qëndrimin e vet kritik: “Deklaratat nga kjo qeveri në lidhje me muslimanët vazhdojnë ta demonizojnë dhe margjinalizojnë më tej bashkësinë muslimane, dhe janë kundërproduktive.”

Për të shtuar gjithashtu: “Ndërsa e mirëpresim financimin shtesë të premtuar sot nga kryeministri për t’u dhënë mbështetje femrave muslimane për gjuhën angleze, ne nuk pajtohemi me pohimin se ka një lidhje mes mungesës së anglishtes dhe ekstremizmit.” /tesheshi.com/

Artikulli paraprakA është e vërtetë se Uthmani (radijAllahu anhu) posedon gjirollogari bankare në Medinë?
Artikulli vijuesPegida lëshon ezanin në qendër të Minhenit (Video)