Obama emëron të parin musliman si gjykatës federal

Presidenti amerikan Barack Obama bën histori duke caktuar të parin musliman në postin e një gjykatësi federal. “Jam i lumtur të njoftoj emërimin e Abid Qureshi. Kam besim në faktin që do të veprojë për amerikanët me integritet dhe duke pasur në zemër drejtësinë”, konfirmoi presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Emërimi, i pari i një muslimani, megjithatë do të ketë shumë vështirësi të zbatohet: pak muaj nga zgjedhjet presidenciale, senati me mazhorancë republikane ka ndaluar të gjithë konfirmimet për vendimet e presidentit në emërimin në poste të ndryshme.

Komuniteti musliman e përgëzoi Obamën, i cili caktoi Qureshin në mes të një fushate elektorale, gjatë së cilës kandidati republikan, Donald Trump ka sulmuar sistemin gjyqësor dhe muslimanët. “Obama ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm”, pohoi Farhana Khera nga “Avokatët Muslimanë”. “Një sistem gjyqësor që reflekton diversitetin e vendit ndihmon për një drejtësi më të mirë. Angazhimi i plotë i Qureshit ndaj ligjit dhe Drejtësisë e bëjnë atë një kandidat ideal”. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakA është ky plani ideal që e rehaton çështjen e Sirisë?
Artikulli vijuesMekë, mijëra haxhinj falin namazin në oborrin e Qabesë