Paralajmërohen aksione kundër uzurpatorëve edhe në veri të Kosovës

Ndërsa kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pas aksionit të sotëm për lirimin e pronave të uzurpuara në Ferizaj dhe Prishtinë, tha se ai u zhvillua me kërkesën e prokurorive themelore në këto komuna, majori i Policisë së Kosovës, Sherif Havolli shtoi se Policia e Kosovës do të zgjerojë hetimet në të gjitha rajonet.

Major Shaip Havolli, drejtor i Hetimeve në Drejtorinë për Korrupsion ka thënë se aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara do të shtrihet edhe në pjesën veriore të vendit.

“Të gjitha pronat e uzurpuara janë duke u trajtuar në nivel të vendit. Në të gjitha regjionet janë të ngarkuara njësitë e krime ve ekonomike dhe korrupsion, po ashtu edhe në Mitrovicë, si në atë jugore edhe në atë veriore.

Ne kemi pasur takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe, bazuar në raportet edhe të AKP-së që na vijnë edhe nga pjesa veriore, me të filluar këtë operacion, qytetarët të cilët kanë pasur në posedim ose i kanë pasur të uzurpuara disa lokale, kanë filluar që të lidhin kontrata vullnetare me AKP-në.

Kështu që edhe në të ardhmen, në të gjitha regjionet priten aksione të tilla, përfshirë pjesën veriore”, tha Havolli.

Artikulli paraprakRamadani: 500 fermerë gjilanas përfituan grante nga Komuna
Artikulli vijuesEl Chapo kishte aeroplanë më shumë se kompania më e madhe ajrore në Meksikë