A është përcjellja e lajmeve, "marrje me atë që nuk të përket"?

Pyetja: 
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: 
“Prej shenjave të Islamit qenësor të myslimanit është që të mos merret me gjërat që nuk i interesojnë”, kështu që ajo që desha të pyes, “bazuar në këtë hadith, përcjellja ditore e lajmeve rreth botës a hyn në kuadër të tij”, ndërsa Allahun e lus t’iu shpërblejë me gjithë të mirat!
 
Përgjigja:
Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar ndërsa përshëndetjet qofshin për zotërinë e njerëzimit dhe vulën e profetëve, Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij! 
 
Përcjellja e lajmeve dhe ngjarjeve politike, ekonomike dhe shoqërore ne botën përreth, është pjesë e vetëdijes, me të cilën besimtari bashkëkohor gjithsesi se duhet të pajiset. Bota është bërë si një fshat i vogël, ku lindja ndikon në perëndim, veriu në jug; ngjarjet janë të gërshetuara njëra me tjetrën, sakaq nëse në ngjarje ndodhë në pjesën më të largët të rruzullit, ajo ndikon në çmimet e artikujve ushqimorë të njerëzve. Thuajse është e pamundur që një shoqëri të rrijë indiferente ndaj botës përreth, me apo pa dashje, kështu që si interesimin për të qenit në hap me rrjedhat në botë duhet të jetë i madh. 
E di se kjo është gjëja më e thjeshtë me të cilën mund t’i bindësh disa kundërshtarë të këtij mendimi, ndryshe e vërteta është se besimtari bashkëkohor duhet të nxitojë për të kuptuar botën ku jeton, për të kontribuar me zbulime, në mënyrë që misioni dhe kultura islame të përhapen sa më shumë që të jetë e mundur, dhe këtë nëpërmjet shkencës, kulturës dhe gjuhës me të cilën flet bota e sodit. Depërtimi në të dhe njohja me përpikëri nuk mund te realizohen kurrë përderisa të mos kemi përvetësuar mjetet e dijes dhe përcjelljen e medieve.
Ndërsa përkitazi me hadithin e përmendur në pyetje, atë e ka transmetuar Tirmidhiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik, dhe ai fare nuk ka të bëjë me këtë, përkundrazi, sidomos kur lajmet kanë të bëjnë me ummetin, pa marrë parasysh për cilën pjesë të tij bëhet fjalë. Po kështu, edhe lajmet përkitazi me popujt tjerë na interesojnë, madje shumë, në kuptim të asaj se është obligim parcial nëse jo kolektiv që të dimë – kemi informacione për ta. Shejhu Muhammed Reshid Rida, duke folur për shkencat të cilat duhet t’i përvetësojë një thirrës (dai), ku përmend historinë, gjeografinë, sociologjinë, shtone dhe këtë: “shkencat politike… me të cilat synon njohuritë përkitazi me shtetet moderne, të drejtat ndërkombëtare, marrëveshjet e rangjeve të tilla, mënyrat e kolonializmit. Ummeti që mëton të bëj davet në (t’i ftoj në Islam) vendet joislame, nuk do të mund të realizojë qëllimet
nëse paraprakisht nuk ka njohuri për politikën qeveritare të atij vendi. Kjo është diç që nuk është thënë më parë në kushtëzimet për njohjen e gjendjes dhe rrethanave të atyre që synon t’i thërrasësh në islam dhe politika me këtë kuptim nuk ka ekzistuar në kohën e sahabeve (Allahu i qoftë i kënaqur me ta!).” (Tefsiru’l menar, 4/35) 
Për këtë shih edhe përgjigjen e pyetjes: http://islamqa.com/ar/ref/128316. 
Por, gjithsesi se ai që përcjell këto lajme dhe informacione nuk duhet ta bëjë këtë në dëm të kohës së tij, apo të braktisjes së asaj që për të është më e mirë dhe më e dobishme. Po kështu, duhet ta ruajë shikimin e vet nga prezantueset e emisioneve (të cilat siç është vërtetuar tani bëjnë që shumica e atyre që përcjellin lajmet të fokusohen më shumë në to sesa në lajme), dëgjimin nga muzika, e nëse ka mundësi që të përcjell lajmet në ndonjë kanal islam, atëherë kjo do ta kursente nga gjërat që cituam dhe do të ishte më së miri për të.
Për më shumë shih edhe përgjigjen e pyetjes: http://islamqa.com/ar/ref/138348. 
 
Allahu e di më së miri!
 
 
 
Burimi: http://www.islamqa.com/ar/ref/161265
Përshtati: Sedat Islami
Artikulli paraprakPerëndimorët i bashkohen milicive të krishtera të Irakut për kryqëzata
Artikulli vijuesNjëzet këshilla për qetësim shpirtëror