A i keni ditur këto dobi të guslit dhe të abdesit?

Këto pastrime, me qëllim ibadeti, sjellin dobi të shumta për shëndetin dhe trupin tonë. Krahas dobive të shumta trupore, te këto pastrime ka edhe shumë dobi shpirtërore.

Ja disa nga dobitë e shumta të cilat janë të argumentuara:

1. Në jetën tonë, gjatë ditës, nuk mbetet vend që nuk e prek dora jonë, dhe si rjedhojë nuk mbetet mikrob e që nuk e prek dora jonë. Larja e duarve, e fytyrës dhe e këmbëve që bëhet duke marrë abdes, është një mbrojtjë shumë e mirë ndaj sëmundjeve të lëkurës dhe infeksionet. Bakteret, mikrobet parazitore hyjnë në trup, zakonisht, nëpërmjet lëkurës.

2. Me larjen e hundës, e cila është kujdestare e sistemit tonë të frymëmarrjes, pengohet hyrja e një sasie të madhe të pluhurit dhe të mikrobeve.

3. Larja e fytyrës e forcon lëkurën, të çlodh dhe lëhtëson dhimbjen e kokës. I vë në lëvizje damarët dhe ndikon te sistemi nervor. Marrja e vazhdueshme e abdesit, sado që njerëzit plaken, ndikon në ruajtjen e tyre të fytyrës prej rrudhave.

4. Në situatën e xhununllëkut (papastërti pas aktit seksual), me harxhimin e një energjie të madhe, rritet shpejtësia e rrahjes së zemrës dhe e qarkullimit të gjakut dhe frymëmarrja shpejtohet. Angazhimi fizik shkakton lodhje, rraskapitje, plogështi, me një fjalë ngadalëson mjaftë aktivitetet shpirtërore. Me larjen e trupit, pra me marrjen e guslit, trupi fiton gjallërinë e përparme. Një nga mbrojtësit e mirë të trupit është edhe larja me rregull.

5. Abdesi dhe gusli kanë një ndikim pozitiv edhe në sistemin e qarkullimin e gjakut. Mënjanon ngurtësimin dhe ngushtimin e damarëve.

Artikulli paraprakLënia e duhanit, ja disa mënyra të natyrshme
Artikulli vijuesEfektet shumë pozitive të hurmës, frutit të parajsës