Kur’ani përmban 114 sure, 6666 ajete (sa i perket ajeteve të Kur’anit, midis dijetarëve ka qëndrime të ndryshme, sikur që thonë se ka 6236), 30 xhuza (pjesë), çdo xhuz ndahet në katër pjesë më të vogla ndërsa, kurse pjesët e tilla të vogla quhen hizb, kështu që Kurani përmban 120 hizbe.
Nga 114 suret, 86 janë mekase (janë shpallur në Mekë), ndërsa 28 janë medinase (të shpallura në Medine).
Çdo sure fillon me Besmelen, përveç sures së nëntë (Tewbe), ndërsa sureja Neml përmban dy besmele.
Gjashtë sure janë emërtuar sipas emrave të pejgamberëve: Junus, Hud, Jusuf, Ibrahim, Muhamed dhe Nuh.
Sureja më e gjatë në Kur’an është sureja Bekare dhe ajo ka 286 ajete, ndërsa sureja më e shkurtër është sureja Keuther me tre ajete.
Sureja e parë në Kuran është sureja Fatiha, ndërsa e fundit Nas, kjo sipas rendit të njohur në Kur’an, e jo sipas kohës së shpalljes. Nëse do të rreshtoheshin sipas kohës së shpalljes së Kur’anit, atëherë sureja e parë do të ishte Alek, ndërsa e fundit Nasr.
Disa sure kanë më shumë emra, si p.sh. sureja Fatiha ka më shumë se njëzet emra: El- Fatiha, Ummul Kitab, Seb’ul methani, El-Kenz, El-Vafije, El-Kafihe, Esh-Shafije, etj.
Suret kuranore ndahen në: “Es-Seb’ut –taval” – shtatë suret e gjata, “El-Miun” – sure që kanë më shumë se 100 ajete, “El-Methani” – “të përsëriturat” , sepse në këto sure ka ajete që përsëriten dhe “El-Mufessal” – suret e fundit që fillojnë nga sureja Huxhurat.
Ajeti më i gjatë në Kuran është ajeti 282 i sures Bekare.
Fjala “Vel jetelettaf” e cila gjendet ne ajetin e 19 të sures Kehf tregon mesin e Kuranit.
29 sure fillojnë me të ashtuquajturat shkurtesa, respektivisht shkronjat e fshehta, ndërsa ato janë: Bekare, Ali Imran, A’raf, Junus, Hud, Jusuf, R’ad, Ibrahim, Hixhr, Merjem, Taha, Shuara, Neml, Kasas, Ankebut, Rum, Lukman, Sexhde, Jasin, Saad, Gafir, Fussilet, Shura, Zuhruf, Duhan, Xhathije, Ahkaf, Kaf dhe Nun.
Pesë sure fillojnë me fjalët “Elhamdulilahi”, (Fatiha, En’am, Kehf, Sebe, Fatir)
Shtatë sure fillojnë me tesbihun dhe lavdërimin e Allahut me fjalët: Sebbeha, jusebbihu apo subhane, e ato janë: El-Isra, Hadid, Hashr, Xhumua, Saff, Tegabun dhe A’la.
Tre Sure fillojnë me fjalët: Ja ejju hen-nebijju – “O i Dërguari i Allahut!”, e ato janë: Ahzab, Talak, dhe Tahrim.
Tre sure fillojnë me fjalët “Ja ejjuhelledhine amenu” – O ju që keni besuar” e ato janë: Maide, Huxhurat dhe Mumtehine.
Dy sure fillojnë me fjalët “Ja ejjuhenasu!” O ju njerëz” e ato janë: Nisa, dhe Haxh.
Pesëmbëdhjetë sure fillojnë me betime të ndryshme, ndërsa ato janë: Saffat, Dharijat, Tur, Nexhm, Murselat, Naziat, Buruxh, Tarik, Fexhr, Shems, Lejl, Duha, Tin, Adijat, Asr.
Pesë sure fillojnë me fjalën “Kul” – Thuaj!, e ato janë: Xhin, Kafirun, Ihlas, Felek, dhe Nas.
Katërmbëdhjetë sure në vete përmbajnë sexhde – tilave dhe pas leximit të këtyre ajeteve duhet të bëjmë sexhde: A’raf, Ra’d, Nahl, Isra, Merjem, Haxh, Furkan, Neml, Sexhde, Saad, Fussilet, Nexhm, Inshikak, Alek.
Emri Allah në Kuran është përmendur 2697.
Fjala “Ilah” – Zot, është përmendur 80 herë.
Fjala “Kuran” është përmendur 58 herë.
Fjala “Xhibril” është përmendur tre herë, dy herë në suren Bekare dhe një herë në suren Tahrim.
Fjala “melekë” është përmendur 68 herë.
Fjala “Xhin” (njëjës dhe shumës) në Kuran është përmendur 36 herë.
Fjala “Iblis” është përmendur 11 herë.
Fjala “Shejtan” është përmendur 68 herë.
Fjala “En – Nas” – njerëz, është përmendur 241 herë.
Fjala “Nisa” – gra, është përmendur 38 herë.
Fjala “nebij” – pejgamber, është përmendur 43 herë.
Emri i pejgamberit të fundit, Muhamedit a.s është përmendur katër herë edhe atë në këto sure: Ali Imran, Ahzab, Muhamed dhe Feth.
Ademi a.s në Kuran është përmendur 25 herë.
Nuhi a.s. është përmendur 43 herë.
Hudi a.s. është përmendur 4 herë.
Salihu a.s. është përmendur 9 herë.
Ibrahimi a.s. është përmendur 69 herë.
Luti a.s. është përmendur 27 herë.
ismaili a.s. është përmendur 12 herë.
Is’haku a.s. është përmendur 17 herë.
Fjala “Israil” është përmendur 43 herë.
Jakubi a.s. është përmendur 16 herë.
Jusufi a.s. është përmendur 27 herë.
Davudi a.s. është përmendur 16 herë.
Sulejmani a.s. është përmendur 17 herë.
Musa a.s. është përmendur 136 herë.
Haruni a.s. është përmendur 20 herë.
Shuajbi a.s. është përmendur 11 herë.
Ejubi a.s. është përmendur 4 herë.
Junusi a.s. është përmendur 4 herë.
Isa a.s. është përmendur 25 herë.
Merjemja a.s. është përmendur 34 herë.
Zekerija a.s. është përmendur 7 herë,
Jahja, a.s. është përmendur 5 herë.
Eljesa a.s. është përmendur 2 herë.
Iljasi është përmendur 2 herë
Dhulkifli është përmendur 2 herë,
Meka në Kuran është përmendur një herë, ndërsa Medina 14 herë.
Fjala “Ahiret” është përmendur 115 herë, ndërsa edhe fjala “Dunja” është përmendur 115 herë.
Fjala “xhenet” është përmendur në Kuran 66 herë, ndërsa fjala “zjarr” është përmendur 126 herë.
Fjala “Salat” – namaz është përmendur 67 herë.
Fjala “Zekat” është përmendur 32 herë.
Fjala “jevm” – ditë (24 orë) është përmendur në Kuran 349 herë, ndërsa fjala “sunetun” – vit është përmendur shtatë herë.
Fjala “En- nehar” – dita, është përmendur 54 herë, ndërsa fjala “Lejl” – nata, është përmendur 74 herë.
Burimi: Saff.ba
Përshtati: Arsim Dauti
(Islampress)