A ka jetë pas vdekjes? Dëshmia e jashtëzakonshme e neurokirurgut amerikan!

A kemi shpirt? A ka jetë pas vdekjes? Jeta pas vdekjes është diçka që është përjetuar nga njerëz të panumërt që nga fillimi i historisë njerëzore të cilët janë kthyer për të treguar tregimet e tyre.
Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e Dr. Eben Alexander, një neurokirurg nga Harvardi. Kjo nuk është vetëm një përjetim i jetës pas vdekjes apo iluzion.
 
Para se të shkojmë tek përvoja e tij, të tregojmë disa detaje për të. Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jo-fizik.
 
I trajnuar në një shkollë mjekësore perëndimore dhe i rrethuar nga kolegët mjekësor të cilët janë futur thellë në pikëpamjet materialiste të universit, ai mendonte se ideja e një shpirti ishte e çuditshme.
 
Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore.
 
Dr. Alexander ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve. Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim ‘të gjallë’ në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme.
 
Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin “Dëshmia e Parajsës”, libër ky që ishte më i shituri i NY Times.
 
Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuri, transmeton Lajmi.net.
 
Këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi:
 
– Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të.
 
– Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër. Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël. Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë.
 
– Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush. Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike.
 
Kur u pyet se çfarë dëshiron ai që të tjerët të dinë për fushën shpirtërore, ai u shpreh se ju jeni më të çmuar dhe më të dashur atje se që mund ta imagjinoni. Ju gjithmonë jeni të sigurt.
 
Ju nuk jeni vetëm.
 
Dashuria e pakushtëzuar dhe e përsosur e Zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt.
“Dashuria është, padyshim, baza e çdo gjëje,” shprehet ai. Ky është realiteti i realiteteve, e vërteta e pamohueshme që jeton dhe merr frymë në thelbin e çdo gjëje që ekziston apo do të ekzistojë ndonjëherë”, vazhdon të thotë ai. /lajmi.net/
Artikulli paraprakVuçiq zbret në Tiranë
Artikulli vijuesPritet shpallja e vendimit edhe për “Drenica 2”