Dje Kosova ka marrë një lajm të hidhur, në mesin e plotë lajmeve të tilla. As ky vit që po mbyllim e as ai tjetri që po fillojmë kosovarët do ti lë prapë të izoluar, duke mos pasur mundësinë e lëvizjes lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
Dhe në këtë mes ku dëshpërimi është i madh, secili politikanë që është në udhëheqje të vendit po mundohet tia gjuaj fajin për këtë dështim dikujt tjetër, por edhe poashtu po shtrohet një çështje interesante për diskutim se mos vallë arabët na kanë faj se ne nuk mund të lëvizim lirshëm nëpër Bashkimin Evropian!
Mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, iu atribuua arabëve për mos pranim, ku kishte nxitje të madhe të urrejtjes ndaj shteteve të lindjes dhe Arabisë në veçanti.
Kjo sa është e mërzitshme, është edhe tregues real i problemeve të Kosovës. Shpresat i kishim në liberalizim, për arsye se në këtë Kosovën e larë me gjakun e dëshmorëve nuk ka shpresë për një jetë më të mirë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë dhe dhe më mirë e më mirë….
Këto probleme që ne po përballemi qe sa vite për çdo ditë, pushtetet tona për çdo ditë kanë ditur me hedh hy syve të kosovarëve me ekstremizëm e me arabizëm, duke mos e rregulluar shtetin dhe institucionet e veta. Kur ndodhi kjo që ndodhi, një ndër arsyet që po përmendet është se me këtë mos pranim do të rritet ekstremizimi! E çuditshme, ekstremizmi herë pengesë pastaj përmes ekstremizimit na pranoni andej!
I dashur pushtetar, qytetari bahet ekstremistë kur ti ia bënë jetën ferr në ato kilometra që ai ndjehet autokton. Bukë, ujë e ajër, janë gjërat elementare që shumë njerëz për çdo ditë luftojnë në këtë Kosovën tonë. Liberalizimi i vizave, është një mundësi për të ikur nga ky ferr, që pushteti juaj e ka instaluar dhe jeton pa e prishur tymin.
Mos liberalizimi i vizave është mundësia e fundit që diplomacia jonë, politakanët tonë, qeveritarët tonë, të reflektojnë dhe të mendojnë se çfarë i kanë bërë këtij vendi? A duhet të ndryshojnë këtë qasje dhe të punojnë për misionin të cilin e kanë marrë përsipër nga populli apo do të vazhdojnë për çdo ditë tia bëjnë popullit të tyre jetën ferr? Nëse nuk jeni të aftë, hapni krahun./KohaIslame
You Might also Like
“Ligjërime për fenë dhe atdheun” në kohë përplasjesh
Intervista, deklarata e mesazhe të cilat myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka shpërndarë gjatë…
By
Redaksia
6 Min Read
Dhuna ndaj grave në Perendim: I dashuri ia kafshon hundën sapo ishin ri-bashkuar
Lynne Gough një grua e cila për vite të tëra qe abuzuar nga i shoqi…
By
Redaksia
2 Min Read
Konkurenca mes shteteve të fuqishme për të dominuar mbi pasuritë nëntokësore
Në Arktikë përjetohet “një luftë shumë e ashpër mbi një pllakë të hollë dhe delikate…
By
Redaksia
9 Min Read
Patrullat e përbashkëta kanë zbuluar 858 emigrantë me dokumente fals
Patrullimet e përbashkëta duket se po japin rezultate konkrete. Policët maqedonas dhe kolegët e tyre…
By
Redaksia
1 Min Read
VIDEO – 100 euro për Shami 200 euro për Mjekërr (qe përgjigje për disa media)
Shkup, 29 tetor - Mediat maqedonase në Shkup përmes një raporti hulumtuese nënvizon se çdo…
By
Redaksia
1 Min Read
Serbo sllavët krenohen me Kishën Ortodokse, kurse ne…?
Njihe dhe krenohu me vetveten! Serbo-sllavët kanë mishëruar nacionalizmin dhe indentitetin e tyre kombëtar mbi…
By
Redaksia
2 Min Read
