A na nevojiten me të vërtet ekranet 1080p?

Para se Apple publikoi iPhone 4 e tij pak prodhues i kishin dhënë rëndësi dendësisë së pikselëve në ekrane. Deri atëherë benchmark-u kryesor i cilësisë së ekranit ishte madhësia, kurse cilësia e fotografisë ishte lënë anash.

Por, pas shfaqjes së “katërshit” të popullarizuar të gjithë prodhuesit filluan ti kushtonin më shumë vëmendje, por edhe të investonin më shumë dollarë marketingu në atë segment. Në këtë mënyrë dolën lloje të ekraneve të ndryshme si Bravia, Nova, SuperAMOLED, ColorBoost e tjerë. Në fakt të gjitha këto janë teknologji të ngjashme të punimit të ekranit, kurse interesante është se të gjitha këto modele kanë të përbashkët dy, tri kompani që i prodhojnë. “Fajtori” kryesor për shfaqje Retina është pikërisht kompania LG.

Android i popullarizoi ekranet me madhësi prej 4 deri 4.3 inç të cilët më parë kishin rezolucion prej 800×480 pika, kurse më vonë u rritën edhe në qHD (960×540) e cila ka dendësi prej 275 pikselëve për inç, që ende ishte më pak se dendësia e iPhone-it prej 326 pikselëve.

Pastaj arritën edhe ekranët 720p (1280×800 piksel) të cilët në mënyrë dramatike i përmirësuan ata numra, por nuk pati ndalje as këtu. Pasi që ekranët më të ri nga LG të fillojnë të prodhohen do të kemi dendësinë prej 400 pikselëve për inç.

Ekranët e ri do të jenë 5 inç, të punuar me teknologjinë IPS, kurse do të ketë dendësinë prej më shumë se 110 pikselëve për inç më shumë se ekranit Retina të iPhone-it. Nga LG premtojnë se ekrani do të ketë kënd të gjerë të shikimit, kohë të shpejtë përgjigjjeje dhe shkëlqim të lartë. Këta ekrane do të jenë të gatshëm së shpejti për integrim në telefona.

Por a është me të vërtet kjo e nevojshme?

Ekranet 1080p, në letër në të vërtet tingëllojnë shumë atraktive, posaçërisht nëse shikoni filma full HD në telefon, por përndryshe paraqet humbje të madhe (dhe të panevojshme) edhe ashtu të tashmë resurseve të imëta të telefonëve.

E para që do të ndodh është rritja e madhësisë së aplikacioneve. Këtu posaçërisht duhet të cekim lojërat të cilat madhësia e tyre mund të pesëfishohet (natyrisht nëse zhvilluesit vendosin të përdorin potencialin e plotë të rezolucionit full HD). Kjo ngritje e madhësisë bëhet për shkak të komponentëve grafike të cilat do të jenë të ndjeshme për shkak të sasisë më të madhe të pikselëve.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme që mund të prish përvojën e përdoruesve është kohëzgjatja e baterisë. Rritja e rezolucionit të ekranit do të thotë që edhe koprocesori grafik duhet të përpunojë më shumë piksela në sekond sesa që bën tani, që gjithsesi shkakton konsum më të madh të energjisë.

Përveç këtyre konotacioneve negative, shtrohet pyetja se a do të jetë dikush në gjendje të dallojë diferencën në mes të ekraneve 1080p dhe 720p sepse dihet fakti se syri tipik i njeriut nuk e njeh dendësinë e pikselëve të cilat janë mbi 300 pikselë për inç, edhe pse është e nevojshme të thuhet se edhe kjo varet nga disa faktor të ndryshëm, e posaçërisht nga madhësia e ekranit dhe vetë distancës nga syri.

Duke patur parasysh madhësinë e ekranit dhe sasinë e pikselëve të cilën ai e përmban vijmë deri të problemi i mos shfrytëzimit të pikselëve shtesë, gjegjësisht përmirësimit margjinal. Madje edhe sot në pajisjet më të mira është e pamundur të njihen pikselët individual në ekran, kështu që në parim e vetmja përparësi e ekranit full HD është në faktin se video përmbajtja 1080p do të shfaqet në rezolucionin e vet origjinal, pa ndonjë shkallëzim që do të mund të zvogëlonte cilësinë e përmbajtjes.

Si përfundim mund të themi se nga njëra anë është e panevojshme të rritet rezolucioni i ekranit, kurse nga ana tjetër rritja e saj ka kuptim në mënyrë që është optimale që rezolucioni i riprodhimit të përkon me rezolucionin e ekranit.

Nga një anë tjetër, a është e nevojshme të sakrifikohen gjërat tjera për shkak të kësaj mbetet të shihet pas daljes së parë të smartfonëve me full HD dhe reaksionet e përdoruesve të parë.kohaislame

 

Artikulli paraprakPrivatizimi: Jo sot, por nesër
Artikulli vijuesNë Pejë, theren me thikë shkaku i pronave