Kur Steve Jobs akuzonte Bill Gates se i vodhi idenë nga Macintoshi. Përgjigja e Gates ishte fantastike

Dihet nga të gjithë se dy gjenitë e botës së informatikës, Steve Jobs i Apple dhe Bill Gates i Microsoft, kanë paur një histori dashuri-urrejtje mes tyre. Jo gjithmonë kanë shkuar mirë.

Zënkat nisën kur Microsoft shpalli daljen e versionit të parë të ëindoës në vitin 1985. Atëherë, Steve Jobs akuzoi Bill Gates se e kishte vjedhur idenë nga një produkt Apple, e pikërisht nga Macintosh.

Por Gates-it nuk i bëhej vonë. Ai e dinte që ndërfaqet grafike do të bëheshin fenomen, dhe nuk mendonte se Apple kishte të drejta ekskluzive mbi idenë.

Kur Jobs e akuzoi Gates se i kishte vjedhur idenë, ai u përgjigj në mënyrë fantastike: “Epo, Steve, mendoj se ka më shumë se një mënyrë për ta parë këtë gjë. Mendoj se është më e mundur që të dy ne kishim një fqinj të pasur që quhej Xerox, dhe kur unë u futa në shtëpinë e tij për t’i vjedhur televizorin, pashë që ai ishte vjedhur tashmë”. Episod fantastik ky i dy gjenive të kompjuterëve. /

Artikulli paraprakA po i vjen fundi “Kancelares së përjetshme”?
Artikulli vijuesBrzezinski, Zgjedhja: Dominim Global apo Udhëheqje Globale