A po i bashkojnë forcat "TE VETËPËRJASHTUARIT'' dhe "ISLAMOFOBET'' kundër BIK-ut!

A po i bashkojnë forcat “TE VETËPËRJASHTUARIT” dhe “ISLAMOFOBET” se si duket të parët jane të mashtruar nga këta të fundit për qëllimet e tyre ! E gjithë kjo mbledhje me shumë ishte me ia bo qejfin njëri – tjetrit, dhe për të treguar se janë bashkë kundër organit më të lartë të Islamit ne Kosovë BIK-ut, dhe sigurishte nën përkrahjen e gjithë portaleve që kopjojnë njëra – tjetrën, nxjerrin përfundim pa asnjë faktë të vetëm se BIK-u paska faj per ,,ekstremizmin imaxhinar” në Kosove. Ndërsa “hoxhallaret” e thirrur shumë më pak thanë se sa flisnin dhe ligjëronin gjithë hoxhallaret e BIK-ut gjatë gjithë këtyre viteve për mosradikalizem i cili edhe ashtu nuk egzistonte fare në Kosovë, e lëre me mbrenda organit te BIK-ut. Si perfundim i gjithë ketij muhabeti me ”bijat” e Xharraviteve e tipin e Zuhdi Hajzerit, dhe ai i cili fatkeqesishtë e uli veten me ta Dr.Mustafa Bajrami, asgjë nuk thanë pos bënë me dije se BIK-u s’duhet të egzistojë i konsoliduar, por duhet të jet servil i tjerëve ose i portalit të Arbanes ,dhe e gjitha kjo në emer të EKSTREMIZMIT. Por sigurishtë që BIK-u nuk është shoqat, ose Dr.Shefqet Krasniqi, ose Irfan Salihu të cilëve arritën me këto pallavra me ua mbyllë gojen. BIK-u është pronë e popullit, e gjyshërve tanë dhe sigurishtë është edhe e hoxhallareve të nderuar të ketij momenti, dhe sigurisht është institucion i ”shenjtë” dhe do të vazhdojë të mbetet kështu pamarrparasysh disa “hoxhallreve “e aq më pak të portaleve, e fare pak këtyre tubimeve pa kurrfarë vlere akedemike. Sigurishtë me pretendime të pabazuara dhe dashakeqe në perqarje te unitetit Islam mbrenda komunitetit Islam në Kosove.

 

Enes Limani

Artikulli paraprakShpallet vendimi për Çmimin Nobel për Paqe
Artikulli vijuesKosova e 66-ta për lehtësinë e të bërit biznes