Banka Botërore (BB) publikoi raportin vjetor për lehtësinë e të bërit biznes, që vlerëson faktorët që lehtësojnë ose pengojnë biznesin në 189 vende të botës. Vlerësimi përfshin periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015.
Kosova renditet e 66-ta mes 189 vendeve dhe përparimin më të madh e ka arritur me lehtësimin e pagimit të taksave për kompanitë duke eliminuar tarifën vjetore për licencën e biznesit.
Sipas raportit, Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97. Një vit më parë Shqipëria renditej e 68.
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.
Vendi ka marrë vlerësime pozitive në forcimin e mbrojtjes së investimeve të pakicave, duke paraqitur kërkesa ligjore për publikimin e menjëhershëm të transaksioneve.
Shqipëria, sipas raportit të Bankës Botërore ka lehtësuar gjithashtu eksportin ndërkufitar duke zbatuar një sistem elektronik inspektimi që ka shkurtuar kohën e procedurave që kryhen në kufi, raporton Koha.net.
Për rajonin e Euro-Azisë, renditjen më të lartë e ka Maqedonia, duke zënë vendin e 12. Sipas Bankës Botërore, Maqedonia merr pikë shumë të larta në disa fusha për lehtësinë e të bërit biznes.
Gjatë vitit të kaluar, për shembull, Maqedonia e lehtësoi më tej procesin duke kërkuar regjistrimin të detyruar online. Si rezultat, Maqedonia renditet e dyta në botë në kategorinë e hapjes së një biznesi.
Pesë treguesit kryesorë që ndikuan në vlerësimet e raportit të të bërit biznes, janë Lejet e Ndërtimit, Furnizimi me Energji, Zbatimi i Kontratave, Regjistrimi i Pronave dhe Tregtia Ndërkufitare.
Raporti i këtij viti finalizon një punë dy vjeçare për të zgjeruar kriteret që përdoren për matjen e cilësisë së rregullave, si dhe efektshmërinë e kornizës ligjore të të bërit biznes, në mënyrë që të bëhet një vlerësim më i saktë i realitetit në terren. /Telegrafi/
You Might also Like
Armando Sadiku çmendi komentatorin arab (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare ka arritur të shënoj gol dhe kështu ka mbajtur shpresat gjall për një…
By
Redaksia
1 Min Read
Bankat, 17 milionë euro fitim për tre muaj
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti bankave komerciale në vend u ka rënë profiti…
By
Redaksia
2 Min Read
Zëvendësministri i Bujqësisë thotë se këtë vit do të përkrahen kultura të reja bujqësore
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Vesel Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin,…
By
Redaksia
3 Min Read
Shënohet 101 vjetori i betejës tokësore në Çanakkala
Beteja detare e zhvilluar mes 3 nëntorit 1914 dhe 18 marsit 1915 në Galipol, si…
By
Redaksia
1 Min Read
Miftari: SHIK-u është në parlament, polici, FSK, PTK, AKP, PDK…
A është shuar SHIK-u? A është shuar Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK-u), një organizim i…
By
Redaksia
1 Min Read
KQZ është gati, shpërndahet materiali i ndjeshëm nëpër komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve që do…
By
Redaksia
2 Min Read
