A po i bie vlera Arit në bursë?

Çmimi i arit po reduktohet në mënyrë jo fort të ndjeshme gjatë tregtimeve të fundit të kësaj jave në bursa në sfondin e rënies së kërkesës për asete të sigurta pas publikimit të të dhënave mbi zhvillimin ekonomik të Kinës – një nga konsumatoret më të mëdha të metalit të çmuar. Sipas të dhënave të bursave, më 14:41 me orën e zonës +4,  çmimi i futures të arit për muajin shkurt në bursën Comex të New York është reduktuar me 0.7 $, ose 0.04% duke arritur në 1.690.10 dollarë për 1 lingotë (ounce – anglisht) ari.

Ari vlerësohet nga investitorët si një prej alternativave më të besueshme kundrejt valutave të paqëndrueshme dhe aksioneve të luhatura të kompanive. Çmimi i këtij metali të çmuar është në rritje për të 12-in vit radhazi. Në vitin 2012 rritja ka qenë minimale në krahasim me 4 vitet e fundit – 7%. Gjatë muajit dhjetor vlera e arit ra me 2.1%.

Artikulli paraprakPakistani do to lirojë nga burgu talebanët
Artikulli vijuesA do të ndalohet duhani në Kosovë 100%?