‘Hallakam’ në Al Petrol, akuza për hajni (Dokument)

Dhjetë punëtorë të kompanisë “Al Petrol” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, kanë lëshuar punën.

Kjo pasi që sipas tyre pronari i kësaj kompanie, Latif Kryeziu ka tentuar të lidh kontratë pune me ta, në të cilën kishte paraparë një nen që t’i gjobit ata në mungesë të të ardhurave të kësaj kompanie në këtë pikë për afër 30 mijë euro, shkruan ORAinfo.

Punëtorët gjithashtu kanë kritikuar kompaninë “Al Petrol” se nuk ka paguar kontributet punëtorëve dhe gjithashtu ata deri më tash kanë punuar pa kontrata të punës.

Punëtorët më 25 janar të këtij viti, kanë bërë një ankesë në inspektoratin e punës në kopje të së cilës e posedon ORAinfo.

“Kompania Al Petrol me udhëheqësit e saj Latfi Kryeziu dhe shefat e saj tjerë. Në ‘Kodrën e Trimave’ pikën e Al Petrolit ka shumë parregullsi, në fillim kur patëm filluar punën nuk na kanë dhënë asnjëherë kontrata me arsyetimin se në muajin e parë nuk na kanë paguar kur e kena filluar punën. Për sa i përket kontratës, sa herë ia kena kërkuar kontratën për arsye personale, gjithherë na kanë refuzuar kërkesat për kontratë. “Duke thënë se ne as për veti nuk kemi”.

Ne e kemi marrë rrogën përmes bankës dhe trusti pensional…s’di qysh ka mundësi me ndodh kjo. Vërehet që ka parregullsi ligjore e cila nuk është hera e parë për ta. Kemi shumë raste… brenda në restorantit shkruan që është e ndaluar pirja e duhanit, nuk e respektojnë hiq at ligj dhe vet “shefat” e keqpërdorin kur vinë, ka edhe pompa të cilat i ka në funksion pa kuponë fiskal nuk i akt ë regjistruar hic. P.sh pompa në Vranjevcë nuk ka hiq arkë fiskale…”. thuhet në ankesën që 10 punëtorët e larguar të “Al Petrol” kanë dorëzuar në Inspektoratin e Punës.

Në anën tjetër, në kompaninë “Al Petrol” nuk janë përgjigjur pse punëtorët në këtë kompani punojnë pa kontrata pune, gjithashtu nuk kanë folur as rreth rastit që punëtorët e larguar e kanë akuzuar kompaninë për mos pagimin e kontributeve.

Mirëpo, në kompaninë “Al Petrol” kanë akuzuar punëtorët e larguar për hajni.
“Kompania AL Petrol, konfirmon se në pikën e saj në Kodrën e Trimave, ka rezultuar me humbje të mëdha në vlerë prej rreth 20 mije euro, si pasoj e vjedhjeve të një grupi të organizuar prej 10 punëtoreve.

Lidhur me këtë AL Petrol ka edhe dëshmi në të shkruar dhe me video, të cilat tashmë edhe i ka dorëzuar në polici.

Ky nuk është rasti i parë me të cilin po ballafaqohet AL Petrol, , andaj edhe jemi detyruar që këto raste t’ua dorëzojmë organeve kompetente që të merren me ta”, thuhet në përgjigjet e “Al petrol” për ORAinfo.

Ndryshe, ‘‘Al Petrol’’ njihet si një nga kompanitë që më së shumti shkel të drejtat e punëtorëve.

Kjo ka bërë që edhe inspektorati i punës të ketë mjaftë punë me ankesat e punëtorëve të ‘‘Al Petrol’’, të cilat në shumicën e rasteve janë vendosur në të drejtën e punëtorëve. /ORAinfo/

Artikulli paraprakTahiri, vizitë në Kosovë, takohet me Thaçin
Artikulli vijuesBerlini dhe kriza e fundit në Ballkan