A po mirret peng Islami?

Imami nga Shqipëria, Justinian Topulli në një status të tij në Facebook, ka folur mbi atë se çfarë realisht po ndodh pas këtij sulmi terroristë në Francë:

Ata po tentojnë të marrin peng traditën, kulturën dhe trashëgiminë e një qytetërimi të tërë islam, duke i veshur atij dhunshëm petkun e monstruozitetit. Ata po tentojnë të marrin peng vetë Islamin dhe mesazhin e tij hyjnor e të mëshirshëm për botën.
A nuk e shohin këta çunakë mendjelehtë, se me çmendurinë e tyre absurde, kanë marrë peng politikën rajonale dhe atë globale, duke u bërë katalizatorë të shtimit të vuajtjeve të muslimanëve?!
A nuk e shohin këta kriminelë, se me veprat e tyre po përligjin vuajtjet, dëbimet, emigrimin, vrasjet, përdhunimet, grabitjet, diktaturat, indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e botës, karshi çdo gjëje që ka emrin islam e musliman?
A nuk e shohin këta njerëz të çekuilibruar, se po i hedhin benzinë zjarrit të islamofobisë dhe ksenofobisë anti-muslimane kudo në botë ?!”

Justinian Topulli është po ashtu edhe kryetar i Lidhjes se Hoxhallareve te Shqiperise dhe njihet për analizat e tija të thella./KohaIslame

Artikulli paraprakNisin protestat anti-islamit në Francë (Foto)
Artikulli vijuesFisnik Ismaili: Çka keni me këtë flamur të Francës?