A po shkon Prishtina drejt përmbysjes?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, në një konferencë për media ka thënë se Prishtina duhet të përmbyset në favor të kandidatit të tyre Arban Abrashi.

“Në bazë të trendit dhe raportimeve, Prishtina duhet të përmbyset në favor të Arbanit”, tha ai, raporton KTV.

Ka shtuar se për shkak të rezultatit të ngushtë, të gabimeve në përshkrimin e votave dhe numrit të madh të votave të pavlefshme, si parti kanë kërkuar nga PZAP rinumërimin e të gjitha kutive në komunën e Prishtinës.

Beqiri, gjatë kësaj konference ka kërkuar edhe hetimin e organizimit të transportit për votues.

PDK kërkon rinumërim për disa vendvotime

Partia Demokratike e Kosovës ka deponuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa disa parregullsi në dy komuna, atë të Prizrenit dhe Rahovecit.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media Kujtim Gashi nga kjo parti që njëherësh është edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Gashi duke treguar për parregullsitë që dyshohen se janë bërë kërkon rinumërim këto vende ku janë evidentuar parregullsi./kumti.com

Artikulli paraprakInstitucionet për 9 muaj shpenzuan 12 milionë euro derivate
Artikulli vijuesIu gjetën 300 mln lekë në banesë, gjyqtari kërkon zbutjen e masës së sigurisë