Institucionet për 9 muaj shpenzuan 12 milionë euro derivate

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti institucionet e shtetit vetëm për derivate kanë arritur t’i shpenzojnë hiç më pak se 11 milionë e 960 mijë euro, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje të shpenzimeve për 16 për qind.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2016 institucionet e Kosovës për derivate kishin arritur t’i shpenzojnë 10.3 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2015 për këtë qëllim janë shpenzuar 11 milionë e 999 mijë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të MF-së shihet se rritje e shpenzimeve gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti është bërë edhe në kategorinë buxhetore të identifikuar si “Shpenzimet për shërbime”, ku për nëntë muaj për këtë qëllim janë shpenzuar 32.8 milionë euro, apo 12 për qind më shumë sesa janë shpenzuar në periudhën e njëjtë të vitit paraprak./Zeri.info

Artikulli paraprakPublikohet harta e vizatuar nga Dodik për ndarjen e Kosovës
Artikulli vijuesA po shkon Prishtina drejt përmbysjes?