Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja për Alkool, Tabako, Armët e Zjarrit (ATF) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruan sot një Memorandum mirëkuptimi për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, në fushën e gjurmimit të armëve të paligjshme.
“Ndihem i privilegjuar që Kosova është vendi i parë në rajon që ka nënshkruar këtë marrëveshje me ATF-në. Ky memorandum për ngritjen e kapaciteteve në gjurmimin e armëve të paligjshme do t’i ndihmojë Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, do të rrisë sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe do të ndihmojë në rritjen e sigurisë rajonale.
Qeveria amerikane nëpërmjet ekspertëve të saj, do t’i ndihmojë Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve humane dhe teknike për realizim sa më të suksesshëm të këtij memorandumi”, theksoi ministri Rexhepi pas nënshkrimit të memorandumit.
Armët përfshijnë shumë lloje të krimeve dhe në disa raste një armë e vetme mund të jetë e përshirë në disa shtete. Luftimi i kësaj dukurie është shumë e rëndësishme jo vetëm tek krimi i organizuar dhe te siguria publike, por veçanërisht është e rëndësishme në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.
Kosova është vendi i 35 në botë që ka nënshkruar këtë memorandum me ATF-në dhe është vendi i parë në rajon që ka një marrëveshje të tillë, që është edhe një sukses tjetër i marrëdhënieve të shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/
You Might also Like
Alarmante: Sivjet u shuan rreth 1000 biznese në Kosovë
Rreth njëmijë biznese janë shuar në mënyrë vullnetare nga fillimi i këtij viti, kurse rreth…
By
3 Min Read
JA EMRAT E SHQIPTARËVE TË VRARË NË SIRI!
Fatin tragjik të popullatës civile në Siri po e ndajnë edhe shqiptarët. Në këtë vend…
By
2 Min Read
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj falënderon Turqinë për mbështetje
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj,është takuar me ambasadoren e Turqisë, Kivilim Kiliç. Në…
By
1 Min Read
Nis në tetor
Është i pashmangshëm dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për veriun. Veriu i Kosovës pritet të…
By
1 Min Read
UP pranon 5 studentë nga kolegjet private në Master
Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që 5 studentë të cilët kanë kryer studimet Bachelor…
By
1 Min Read
Shtohet dhuna në familje në rajonin e Pejës
Dhuna në familje, ku në 99 % të rasteve viktimë kanë qenë femrat, ka shënuar…
By
1 Min Read
