AAK-LDK, nënshkruajnë marrëveshje koalicioni kundër PDK në Klinë

Kandidati për kryetar i Komunës së Klinës nga AAK, Zenun Elezajn, ka nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion me kandidatin e LDK-së Besim Hoti.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, vetë kandidat i AAK-së Zenun Elezaj.

“Po kemi nënshkruar këtë marrëveshje ku kamë marrë përkrahjen e LDK-së, dhe kandidatit të saj. Deri me tani një marrëvshje të tillë e kanë konfirmuar edhe Vetëvendosja”, ka thënë Elezaj.

Ndërkaq një marrëveshje të tillë e ka konfirmuar edhe kandidati i LDK-së, Besim Hoti.

“Po, ne sot kemi nënshkruar marrëveshjen. Ne do të përkrahim Zenun Elezajn në Klinë” ka thënë Hoti për Indeksonline.

Në zgjedhjet e 22 tetorit në Klinë, Sokol Bashota doli i pari me 37.4% të votave, para Zenun Elezajt të AAK-së me 25.4 dhe Besim Hotit me 25.1% të votave./Indeksonline/

Artikulli paraprakVertigo (marrje mendsh)
Artikulli vijuesDispepsi (mostretja)