Dispepsi (mostretja)

0
417

Termi “Dispepsi” është term laik dhe është përdorur për të mbuluar simptomat e disa kushteve të ndryshme mjekësore.

Kushtet mjekësore që janë përshkruar shpesh si dispepsi dhe të cilat kanë simptoma të dispepsit janë:

Urthi (refluks ezofageal);
Ulçerë;
Dispepsi joulçeroze (kur keni simptoma të ulçerë-s, por gjatë investigimit nuk keni ulçer);
Intolerancë ushqimore;
Fryrja;
Gëlltitja e tepruar e ajrit.
Më sipër janë përmendur vetëm disa nga simptomat që janë përshkruar si dispepsi. Pjesa më e madhe e njerëzve do të vuajnë nga dispepsi nga një kohë në tjetrën – p.sh. nëse ato hanë shumë shpejt, ose hanë shumë. Megjithatë, nëse keni një problem që përsëritet ose rastësisht vuani nga mostretja kur nuk e keni patur këtë problem më parë, ju duhet të shkoni tek mjeku.

Cilat janë simptomat e dispepsit?

Disa nga simptomat e përshkruara si mos-tretje janë dhimbja, parehatia ose një ndjenjë djegie në kraharor (urth) dhe në pjesën e sipërme të barkut. Urthi është shkaktuar nga një përmbajtje e acidit në stomak, ezofag dhe ndoshta në fyt, e njohur nga mjekët si refluks-i gastro-ezofageal (GORD). Dispepsi i stomaku-t, nganjëherë është quajtur nga mjekët mostretje.

Dispepsi mund të jetë i lidhur me simptoma të gjëra siç janë:

Gromësira;
Përzierje;
Kapsllëk ose diarre;
Humbje oreks-i;
Të vjella; dhe
Parehati në zonën e barkut.
Çfarë e shkakton dispepsin?

Disa nga shkaqet e dispepsit janë:

Ankth-i ose stresi;
Të ngrënit shumë ose të ngrënit shumë shpejt;
Konsumimi i alkool-it gjatë të ngrënit;
Intolerancë e laktozë-s;
Gëlltitja e tepërt e ajrit;
Disa ilaçe;
Të ushtruarit me stomakun plot;
Ulçerë e stomakut;
Sëmundjet e zorrëve dhe çrregullime të tilla si sindroma e acarimit të zorrëve dhe gastrit; dhe
Gurë në fshikën e tëmthit.
Flisni me mjekun

Dispepsi zakonisht paraqet simptoma të vogla, që ndodhin herë pas here për shumicën e njerëzve. Megjithatë, ndonjëherë dispepsi mund të jetë një tregues i një gjendjeje më të rëndë. Pra, shkoni tek mjeku nëse ndonjë nga këto ndodh:

Dispepsi vazhdon për më shumë se disa javë;
Dispepsi nuk i përgjigjet trajtimit;
Filloni që të humbni peshë;
Keni përzierje ose të vjella;