Kina: Dialogu, zgjidhja vetme për Kosovën

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut dhe dialogu është e vetmja zgjidhje për Kosovën.
Kështu ka thënë ambasadori i Kinës në Beograd, Zhang Vansjue, raporton B92.

“Kina është e angazhuar të respektojë sovranitetin e Serbisë dhe dialogun me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët” ka thënë ambasadori kinez.
Ai ka thënë se delegacioni kinez ka përsëritur në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku është diskutuar çështja e Kosovës, se mbështesin pikëpamjet dhe përpjekjet e palës serbe./bs/kohaislame

Artikulli paraprakSiri, sulmohet kampi i refugjatëve
Artikulli vijuesAbbas: Të ndalojnë sulmet ndaj palestinezëve