Abdixhiku godet fort treshen udhëheqëse të shtetit

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar ashpër udhëheqësit e vendit të cilët izoluan vendin me politika jo serioze dhe jo të matura përmes një postimi në facebook./Kumti.com

Postimi i plotë:

Tash,

– Orkestruan peticione, organizata e deputetë;
– E nisën shfuqizimin në mesnatë;
– I rënduan marrëdhëniet me aleatët tanë;
– Fyen secilin përfaqësues të tyre;
– Krijuan imazh krejtësisht joserioz në botë;
– Shqetësuan pa nevojë qytetarët tanë;
– Shpallën secilin mbrojtës Republike tradhëtar;

Dhe në fund, pasi u izoluan, u tërhoqën të tre – secili pas tjetrit. Tash u kthyen në arsyetimin fillestar, atë që e thonim ne gjithëherë.

Në vend të politikanëve të matur e serioz, Kosova mbetet peng e individëve pa përgjegjësi, humbës kohe e shkaktarë theqafjesh. Pavarësisht bindjeve politike që mund t’i ketë secili, një mbetet e sigurtë, Kosova bëhet normale kur të lirohet nga një klasë politike jokredibile si kjo.

Artikulli paraprakHistoria e caktimit të kufijve të Shqipërisë në vitet 1925-1926
Artikulli vijuesKryetari i Deçanit iu bashkohet ekipeve emergjente pas vërshimeve