Rriten pak çmimet e konsumit

Çmimet e konsumit në vend janë shtrenjtuar për 0.1 përqind në muajin mars të këtij viti krahasuar me muajin shkurt të vitit 2016.
Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (3.4%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal 1.6 përqind (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport 2.5 përqind (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 përqind.

Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.4%); perime (-1.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.0%)-(rënie e çmimit të drurëve të zjarrit) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3 % në IHÇK”, thuhet në komunikatë. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2016 me muajin mars 2015 ishte 0.1%.
Po ashtu Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2016 krahasuar me muajin mars 2015.

Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: mish 2.4%; vajra dhe yndyra 7.7%; sheqer dhe ëmbëlsira 8.9%; ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perime 2.5%; pije alkoolike 15.5%; duhan 11.0%; veshje 2.8%; prodhime dhe pajisje mjekësore 3.6%; blerje e automjeteve 1.4%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 % në IHÇK.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.8%); qumësht, djathë dhe vezë (-1.2%); perime (-7.8%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.7%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-4.1%)-(përshkallëzimi i TVSH-së me 8.0% te buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, uji dhe rryma, ka ndikuar në rënie të indeksit te këto nëngrupe, në një masë prej 0.5 %), përdorim i pajisjeve për transportin personal (9.0%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.6 % në IHÇK.

Artikulli paraprakAvdullah Hoti mund të jetë shkaktari i prishjes së koalicionit në mes PDK-së dhe LDK-së
Artikulli vijuesMaqedonia vazhdon bllokadën e perimeve të Shqipërisë