Abuzimet seksuale ndaj të miturve

Komisioni i OKB-së për të drejtat e fëmijës megjithëse ka njohur progreset e bëra në vitet e fundit në luftën kundër pedofilisë, i konsideron ato të pamjaftueshme.

Në një raport të publikuar në Gjenevë, komisioni kërkon që të hiqen nga postet e tyre të gjithë priftërinjtë por dhe zyrtarë të tjerë që janë të përfshirë në këto cështje apo thjesht dyshohen për përfshirje. Gjithashtu kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të gjithë të dyshuarit të denoncohen tek autoritetet civile dhe të ndiqen penalisht.
Dega e Kombeve të Bashkuara që merret me të drejtat e fëmijëve ka konfirmuar se selia e shenjtë duhet të dorëzojë të gjitha dosjet që ka në arkivat e saj në lidhje me abuzimet ndaj të miturve. Në raportin e publikuar komisioni i krijuar dhjetorin e kaluar nga papa Francesk për mbrojtjen e fëmijëve, duhet të hetojë për të gjitha rastet e abuzimit. Për shkak të një kodi heshtjeje që i imponohet të gjithë klerikëve, rastet e abuzimeve në të shumtën e rasteve nuk janë zbuluar. Gjithashtu në raport kritikohen transferimet e përgjegjësve të abuzimeve nga kisha në kishë, në përpjekje për të mbuluar abuzimet eventuale. Vatikani ka reaguar në mënyrë diplomatike me anë të një deklarate për shtyp, ku premtohej shqyrtimi i detajuar i këtyre kritikave./abvnews/kohaislame

Artikulli paraprakArrestohet djali i Ibrahim Rugovës
Artikulli vijuesLibia ka asgjësuar gjithë arsenalin e armëve kimike