Prindërit e djalit 14-vjeçar, Ahmed i cili për një projekt të shkollës bëri një orë, pas të cilës ai u arrestua me akuzat se ajo ishte një bombë, arsimimin e tij nuk do ta vazhdojë në shkollën MacArthur në Teksas.
Dhe kjo do të ndodhë, edhe pse kjo shkollë pas incidentit ka shprehur gatishmërinë për ta mirëpritur atë, transmeton Telegrafi.
“Jemi të bindur se mund ti ofrojmë atij një arsim të shkëlqyer”, tha një zëdhënës nga shkolla MacArthur.
Megjithatë, familja e Ahmedit tha se djali nuk ishte aspak i interesuar për një kthim në shkollën e vjetër dhe ende mendojnë se në cilën shkollë do ta regjistrojnë në të ardhmen.
Për kujtesë, Ahmed u arrestua të hënën, pasi shkolla kishte dyshuar se ora të cilën ai e kishte punuar mund të ishte një bombë.
Ahmed ishte dërguar në qendrën e paraburgimit për të mitur, dhe vetëm më vonë arriti të dilte nga aty me ndihmën e prindërve të tij.
Më pas, Ahmed u bë një yll në media, dhe fitoi mbështetje në rrjetet sociale.
Gjithashtu, atë, Presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë.
Përgëzimeve ndaj djaloshit i është shtuar edhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, si dhe Bobak Ferdoswi, një inxhinier sistemi në NASA. /Telegrafi/
You Might also Like
Dhjetë vendet më të varfra në Evropë, ja ku klasifikohen Shqiptarët
Shqiptarët si popull akoma vazhdojnë të jen populli më i varfur në Europë Renditja është…
By
Redaksia
2 Min Read
ShBA e gatshme të pranojë refugjatë që ikin nga lufta
Shtetet e Bashkuara u zotuan të mërkurën se do të pranojnë një numër më të…
By
Redaksia
4 Min Read
Më shumë se një autoritet shtetëror – E ardhmja e dosjeve të Stasit
Prej më shumë se 25 vitesh arkivohet e studiohet trashëgimia e ish-policisë sekrete komuniste në…
By
Redaksia
5 Min Read
SPANJA REGJISTRON ULJE TË PAPUNËSISË
Numri i të papunëve në Spanjë regjistroi një ulje të ndjeshme në muajin qershor me…
By
Redaksia
2 Min Read
Greqi, Fiter Bajrami festohet mes frikës
Në një klimë frike prej sulmeve të njëpasnjëshme me motive raciste kanë festuar muslimanët edhe…
By
Redaksia
3 Min Read
Videoskandali, prifti grek seks me drejtoreshën e shkollës fetare
Pak ditë pasi Vatikani u përshi në një skandal, pasi shkarkoi një prift polak ditën…
By
Redaksia
1 Min Read
