Prindërit e djalit 14-vjeçar, Ahmed i cili për një projekt të shkollës bëri një orë, pas të cilës ai u arrestua me akuzat se ajo ishte një bombë, arsimimin e tij nuk do ta vazhdojë në shkollën MacArthur në Teksas.
Dhe kjo do të ndodhë, edhe pse kjo shkollë pas incidentit ka shprehur gatishmërinë për ta mirëpritur atë, transmeton Telegrafi.
“Jemi të bindur se mund ti ofrojmë atij një arsim të shkëlqyer”, tha një zëdhënës nga shkolla MacArthur.
Megjithatë, familja e Ahmedit tha se djali nuk ishte aspak i interesuar për një kthim në shkollën e vjetër dhe ende mendojnë se në cilën shkollë do ta regjistrojnë në të ardhmen.
Për kujtesë, Ahmed u arrestua të hënën, pasi shkolla kishte dyshuar se ora të cilën ai e kishte punuar mund të ishte një bombë.
Ahmed ishte dërguar në qendrën e paraburgimit për të mitur, dhe vetëm më vonë arriti të dilte nga aty me ndihmën e prindërve të tij.
Më pas, Ahmed u bë një yll në media, dhe fitoi mbështetje në rrjetet sociale.
Gjithashtu, atë, Presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë.
Përgëzimeve ndaj djaloshit i është shtuar edhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, si dhe Bobak Ferdoswi, një inxhinier sistemi në NASA. /Telegrafi/
You Might also Like
Vrasjet që tronditën botën
Çfarë ju sjell në mendje fjala “vrasje”? Ndoshta njerëz të famshëm, snajpera, helme, dhe të…
By
Redaksia
4 Min Read
Shkrihet elita e gardës presidenciale në Turqi, pas grushtit të shtetit
Njësia elitë e gardës presidenciale do të shpërbëhet pasi të paktën 300 anëtarë të saj…
By
Redaksia
1 Min Read
Siri: 50 të vrarë nga krimet e regjimit të Asadit
Të paktën 50 njerëz u vranë dhe dhjetra u plagosën në të gjithë Sirinë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Ish kritiku i AKP-së kryekëshilltar i Erdoganit
Yigit Bulut është kryekëshilltari i ri i kryeministrit turk Erdogan. Gazetari i polemizuar vitet e…
By
Redaksia
7 Min Read
150 nxënëse muslimane në Francë kthehen nga shkolla për shkak të veshjes së tyre
Qeveria franceze është nën presion për të marrë një vendim të qartë nëse nxënëset mund…
By
Redaksia
4 Min Read
