Siri: 50 të vrarë nga krimet e regjimit të Asadit

Të paktën 50 njerëz u vranë dhe dhjetra u plagosën në të gjithë Sirinë të premten, nga forcat e regjimit të Asadit.

Në mesin e të vrarëve ishin 2 fëmijë dhe 3 gra, njofton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
18 vetë vdiqën në periferi të kryeqytetit Damask, 9 në Deir ez – Zor, 9 në Homs, 6 në Hama, 5 në Raka, 2 në Idlib dhe 1 nëDera.
Ndërkohë forcat e opozitës sulmuan një bazë ushtarake në Deir ez – Zor dhe dëmtuan shumë automjete ushtarake si dhe 3 tanke .
Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë në konfliktin dy vjeçar, sipas OKB-së, dhe mbi dy milionë të tjerë u larguan nga vendi për të marrë strehim në vendet tjera, kryesisht në Jordan, Turqi, Liban dhe Irak. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakEsh-shirk-Politeizmi
Artikulli vijuesSiri: Vriten 16 policë të regjimit kriminal të Asadit