Aeroplanmbajtësja sulmuese amerikane po lundron drejt Gjirit Persik

Aeroplanmbajtësja amerikane “Nimitz” po lundron drejt Gjirit Persik.

Skuadroni sulmues i luftanijeve amerikane me në krye aeroplanmbajtësen bërthamore “Nimitz” ka hyrë në zonën e përgjegjësisë të Flotës së Shtatë Operative në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor.

Në përbërje të skuadronit janë kryqëzori raketor “Princeton” si dhe shkatërruesit (destroyers) “Stockdale”, “Higgins” dhe “William Lawrence”, të cilët u nisën për në Lindjen e Mesme në janar dhe tashmë ndodhen në ujërat e Gjirit Persik.

Grupi i aeroplanmbajtëses “Nimitz” do të kryejë dezhurn luftarak në Gjirin Persik së bashku skuadronin e luftanijeve sulmuese që momentalisht ndodhen në pjesën veriore Detit Arabik, të kryesuara nga aeroplanmbajtësja “Eisenhower”.

Artikulli paraprakPse SHBA dhe Izraeli, po stërzmadhojnë çështjen e armëve kimike në Siri?
Artikulli vijuesPse SHBA dhe Izraeli, po stërzmadhojnë çështjen e armëve kimike në Siri?