Ushtria e Irakut ndodhet vetëm 1 kilometër nga qendra e Mosulit

Sipas burimeve të sigurisë, forcat irakiane me autoblinda kanë hyrë lagjen Kokjeli, e cila gjendet një kilometër larg nga qendra e Mosulit.

Trupat irakiane kanë hyrë në lagjen Kokjeli në hyrjen lindore të qytetit të Mosulit, i cili për më shumë se dy vite është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, forcat irakiane me autoblinda kanë hyrë lagjen Kokjeli, e cila gjendet një kilometër larg nga qendra e Mosulit.

Zyrtari ushtarak i Irakut, Talip Kenani dje deklaroi se mes terroristëve të DEASH-it dhe ushtrisë po zhvillohen beteja të ashpra për Kokjelin.

Lufta në Mosul, civilët largohen nga shtëpitë e tyre

Civilët në zonën mes qytezës Bertilla dhe rreth fshatit Bazvaja të cilat gjenden rreth 1 kilometër në afërsi të Mosulit, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit.

Si pasojë e përleshjeve të ushtrisë irakiane dhe militantëve të organizatës terroriste DEASH, civilët të cilët ndjejnë si kërcënim këtë situatë kanë filluar të largohen, të vendosur në makina dhe me flamuj të bardhë.

Nga ana tjetër, forcat e sigurisë që ndodhen në terren, kanë deklaruar se civilët e larguar nga shtëpitë e tyre, do të dërgohen në kampet e ndërtuara në zonat e sigurisë të kontrolluara nga ushtria irakiane.

Artikulli paraprakZgjedhjet në SHBA do të ndryshojnë edhe anëtarët e Kongresit
Artikulli vijuesYıldırım kritika për deklaratat e kreut të Parlamentit Evropian